Merr “karrigen” e Grida Dumës në Kuvend, Ori Nebiaj rikthen në “Për’Puthen” Bora Zemanin! Si e “tradhtoi” kolegu duke i zbuluar sekretin

Dec 3, 2022 | 14:14
SHPËRNDAJE

Edhe pse në mes të sezonit, Ori Nebiaj ka lënë emisionin “Për’puthen”. Tashmë, moderatorja ka një tjetër fushë ku është angazhuar.

ori nebiaj grida duma bora zemani

Flasim pikërisht për politikën, ku dhe ajo i ka thënë “po” mandatit të lënë nga Grida Duma. Por, kjo do të thotë se tashmë, deputetja nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të dashur, duke bërë që të jetë bosh vendi i moderatores.

ori nebiaj1

Ndërkaq, është përfolur shumë se kush do të jetë moderatorja e ardhshme e formatit, por duket se dhe kjo dilemë është zhdukur. Duket se Bora Zemani do të rikthehet te ky spektakël, krahas angazhimit që ka me “Dancing with the Stars”.

Teksa po i afrohet fundi sfidës së kërcimit, duket se Bora do të jetë gati që të rikthehet te “Për’puthen”, si “e zonja e shtëpisë”.

bora zemani5

Sekretin duket se ia ka zbuluar pikërisht Isli Islami. Moderatori së fundmi ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” ku bëri me dije disa informacione lidhur me “Për’Puthen”.

bora zemani donald veshaj2

Në fakt, ai është përfolur për moderimin e emisionit “Përputhen”, por prezantuesi hoqi të gjitha dyshimet duke bërë me dije se Bora Zemani do të jetë moderatorja.

bora zemani6

“Te ‘Për’Puthen’ do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje”, tha ai.

bora zemani4

Moderatoret e “Goca e Gra” thanë menjëherë: “E kuptuam, Bora Zemani kthehet në “Për’Puthen”. Qëkur u mor vesh largimi i Orit, të shumtë kanë qenë emrat e përfolur për ta zëvendësuar.

ori nebiaj

Një sondazh në faqen e “Instagramit” të programit “Shqipëria Live” na ka lënë të mendojmë se një nga këta emra do të jetë prezantuesja e radhës në “Për’Puthen”. Në sondazh, me pyetjen “Votoni të preferuarën tuaj si moderatore të ‘Për’Puthen’, alternativat janë: Bora Zemani, Nevina Shtylla, Elita Rudi, Elona Duro”.

bora zemani donald veshaj1

Por, duket se tashmë është vendosur rikthimi i Borës në krye të formatit ku mori edhe famën më të madhe. Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të lakuar të vitit të fundit.

bora zemani donald veshaj

Dyshja bënë bujë të madhe me historinë e tyre, të cilën zgjodhën ta jetojnë në syrin e publikut, dashur pa dashur. Një nga momentet e bujshme të historisë së tyre është edhe takimi në BBV, por edhe “dhurata” që i bëri Donaldi, në trevjetorin e lidhjes së tyre.

bora zemani1

Së fundmi, vetë aktori ka risjellë në vëmendje varësen që i dhuroi Borës, me të cilën ajo pozoi në disa nga fotot e saj në rrjetet sociale. Donaldi ka postuar një foto të Borës me varësen e tij në qafë, krahas së cilës shkruan: “Ku është kjo”.

bora zemani donald veshaj4

Por, nuk ka vonuar as përgjigja e Bora Zemani, gjithashtu përmes një fotoje në “Instastory”.

bora zemani donald veshaj3

“Nuk ta jap më, kot interesohesh”, shkruan Bora në foton që ka ripostuar. Por, duket se çifti nuk ka ndërmend ta ndal këtu suksesin e tyre. Planet e reja të dyshes tashmë janë përqendruar në biznes, duke rritur edhe të ardhurat e tyre.

bora zemani2

Bora sapo lançoi linjën e re të veshjeve të saj sportive, duke u përqendruar kështu edhe te kjo fushë. Por, planet e reja të tyre, tashmë janë më shumë se kaq.

borazemani_247318662_488235888928218_7538554315531055762_n-e1639471406516

Dyshja ka nisur edhe realizimin e filmit të tyre të parë. Detajet e para flasin se dyshja do të marrë përsipër edhe produksionin e këtij filmi, që pritet të jetë me disa seri e natyrisht që historia e tyre e dashurisë do të jetë në qendër të vëmendjes.

bora zemani donald veshaj4

Tashmë që prej disa javësh, Donaldin e shohim në “backstage” e “Dancing”, me gjasa do ta shohim edhe pas kamerave te “Për’Puthen”, duke qenë se veç se çift, dyshja janë edhe kolegë pune.

bora zemani donald veshaj5 donald veshaj, bora zemani (5) bora zemani donald veshaj1 bora zemani donald veshaj bora zemani, donald veshaj (2) bora zemani (3) bora zemani (5) donald-veshaj-bora-zemani2 bora zemani apartak ngjela (4) bora zemani apartak ngjela (6) bora zemani apartak ngjela (5) donald-veshaj-bora-zemani4 bora zemani3 bora zemani1 bora zemani bora zemani donald veshaj1 bora zemani donald veshaj bora zemani3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura