Merr fund trishtueshëm përpjekja e shqiptares në SHBA, e deportojnë pa u ndarë as me familjen (foto)

May 18, 2018 | 11:05
SHPËRNDAJE

Është deportuar në Shqipëri pa i dhënë as mundësinë për t’i thënë lamtumirë tre fëmijëve të saj apo bashkëshortit, shqiptarja Cile Precetaj, e cila jetonte prej 18 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu thonë anëtarët e familjes së saj, shkruajnë mediat e huaja këtë të premte.

636613203081901680-120213-deported-rg01

Ndërsa një zëdhënës për Imigracionin dhe cështjet doganore në SHBA tha se ICE njoftoi anëtarët e familjes për largimin e shqiptares dhe u tha familjarëve të saj të bënin gati çantat dhe valixhet e saj 10 ditë më parë, bashkëshorti i shqiptares tha se nuk e dinte që gruaja e tij ishte deportuar deri të enjten, kur ajo e telefonoi nga Gjermania për t’i thënë se ishte rrugës për në Shqipëri me dy agjentë të ICE.

“Fëmijët e mi janë shkatërruar. Ata nuk mund të ndalojnë së qari”, tha burri i shqiptares për Free Press të enjten në mëngjes. “Fëmijët e mi janë traumatizuar. …”

Zëdhënësi i ICE Khallid ëalls tha të enjten se familja u njoftua “disa ditë përpara largimit të saj që do të ndodhte shpejt” dhe se ata morën bagazhet dhe gjërat e tjera të saj personale.

Por familja pohon se asnjëherë nuk u është dhënë një datë deportimi, as ndonjë informacion përfundimtar në lidhje me nëse do të deportohet apo kur do të ndodhë.

E gjithë kjo ndodhi, tha burri, pas 10 ditëve që ai ishte telefonuar nga ICE që i kishte thënë atij të bënte gati valixhen e gruas së tij dhe ta çonte atë në selinë e ICE në Detroit.

Historia e saj bëri bujë të madhe dhe tërhoqi vëmendjen mediatike. Cile Precetaj ka jetuar në SHBA për shumë vite, ku dhe ka krijuar familjen me bashkëshortin Peter Gojcevis, të cilët kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Mëngjesin e së enjtes (26 Prill), ajo zbuloi se po përballet me një çështje deportimi nga vendi për shkak të mungesës së dokumenteve. Sapo mësoi këtë lajm, Cile Precetaj u dërgua në spital në gjendje të rënduar ankthi.

“Ajo mendonte se pësoi atak në zemër dhe qëndroi në spital për 2-3 orë“, thotë bashkëshorti i saj.

PANORAMA

cile-precetaj-1-839x445 4C5D4B7E00000578-0-image-a-8_1526581870676 4C5D4B6600000578-0-image-a-9_1526581879444 4C5D4B7A00000578-0-image-a-10_1526581900618

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura