Merr fund epoka e Kastros në Kubë, presidenti Raul pritet të jap dorëheqjen

Apr 18, 2018 | 20:37
SHPËRNDAJE

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Kubës po mbajnë një sesion dy-ditor në Havanë, i cili do të shënojë fundin e epokës së Castros, transmeton Klan Kosova.

Presidenti Raul Castro, i cili mori detyrën si president i Kubës nga vëllai i tij i sëmurë Fidel në vitin 2006, do të japë dorëheqje.

Prej gjashtë dekadash kubanët drejtohen nga Castrot, fillimisht nga Fideli e më pas nga vëllai i tij, Rauli.

100925899_f63b41ba-44e2-4e4c-aae2-602a9ef5e346

86-vjeçari, Raul Castro pritet që të japë dorëheqjen brenda kësaj jave nga detyra e Presidentit, duke i dhënë fund epokës së vëllezërve që drejtuan Kubën në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe fillimin e shekullit 21.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Kubën, por e vërteta është se askush nuk e di se çfarë mbërrin pas kësaj”, thotë Camilo Condis, drejtues i përgjithshëm i Artecorte, një projekt humanitar në Havana.

Asambleja Kombëtare e Kubës pritet që të mblidhet të mërkurën dhe me gjasa të enjten do të votohet, ku sipas të gjitha mundësive, anëtarët do të zgjedhin Miguel Diaz-Canel në vend të Raul.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura