Merr fund aventura e Grezdës te Rejnxhërs, zbulohet skuadra e re e sulmuesit shqiptar

Jan 6, 2020 | 13:45
SHPËRNDAJE

Aventura e Eros Grezdës me skocezët e Rejnxhërs duket se ka marrë fund, teksa tashmë lojtari do të rikthehet përsëri te kroatët e Osijek.161218_hamilton_grezda_22-650x400

Pas një viti e gjysmë në radhët e Rejnxhërs, tashmë Grezda do te largohet nga skocezët, teksa është arritur marrëveshja për rikthimin te Osijeku.

Ishin pikërisht këta të fundit që e transferuan lojtarin në ekipin që drejtohet nga Stiven Zherard për shumën e 2 milionë eurove, por aventura e shqiptarit me ta nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për shkak të disa problemeve që kishte pasur me ekipin e të rinjve, ku pështyu kundërshtrain, Zherard u mërzit shumë me shqiptarin dhe dëshironte largimin e tij.Grezda

Tashmë karriera e Grezdës do të vazhdojë në Kroaci, më Rejnxhërs që do të kenë edhe një përqindje fitimi, në rast se Osijeku vendos ta shesë në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura