Merr formë këndi i dytë më i madh i lojërave në Tiranë, një stacion i bukur rekreacioni e çlodhjeje

Nov 5, 2018 | 9:58
SHPËRNDAJE

Nga një pirg me plehra që shkaktonte ndotjen jo vetëm të ambientit përreth, por edhe të Liqenit Artificial, pjesa jugore e Parkut të Madh po kthehet në një shesh rekreativ të gjelbëruar e çlodhës.

f8cc547a-7b62-4126-a507-281b572f9699

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Fondacionin TIKA ka vijuar punën për sistemin dhe shtrimin e rrugicave te Sheshi i ri Rekreativ në jug të Parkut të Madh të Liqenit.

25e3f2ca-789e-4cc7-b863-1f00bf575b2e

Kjo hapësirë do të ketë gjithashtu një kënd lodrash për më të vegjlit por edhe sipërfaqe të gjelbra për të krijuar vende çlodhëse për çdokënd që do të shëtitë buzë shëtitores së re. Puna për gjelbërimin e kësaj zone ka nisur edhe më herët ndërsa tani kujdesi i punonjësve të APR-së është përqendruar te rrugicat përreth sheshit.

33a37d51-abca-4490-af56-bf8db882d4db

“Hapësira do jetë një stacion i bukur lodrash e rekreacioni, gjelbërimi e çlodhjeje buzë shëtitores së re e pistave të reja të vrapimit e pedalimit, si zgjidhje edhe për gjithë banorët e Liqenit të Thatë e Saukut”, – sqaron Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

8fd514ad-1232-49ec-912e-e6d294ac8291

Sheshi i ri Rekreativ në jug të Parkut do të jetë këndi i dytë më i madh i lodrave në Tiranë pas atij në pjesën e Amfiteatrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura