Merr flakë në ecje automjeti në Lungomare, shpëton drejtuesi

Aug 24, 2017 | 18:29
SHPËRNDAJE

Një automjet është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Lungomare të Vlorës.

d3a63f99-41b9-406d-87e4-63043774f699

Si pasojë e ngjarjes nuk ta lënduar, pasi shoferi ka dalë me shpejtësi sapo ka pikasur zjarrin.

Mjeti tip ‘Benz’ me targa AA806GF është djegur plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse për të shuar flakët. Shkak i djegies së mjetit dyshohet një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policise

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 24.08.2017 rreth orës 16:30, Salla Operative Vlorë njoftohet se në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në Lungomare një mjet tip ”Mercedes Benz” me targa AA 806 GF, duke qënë në lëvizje, ka marrë flakë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndie elektrike.

Nuk ka të dëmtuar në njerëz dhe mjeti i përket shtetasit N.S., 56 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura