Merr flakë në ecje “Audi”, digjen pjesërisht edhe dy makina të parkuara

Aug 8, 2020 | 22:37
SHPËRNDAJE

Një automjet ka marrë flakë në ecje mbrëmjen e sotme në lagjen “Apollonia”, Fier, por për fat të mirë nuk ka patur persona të lënduar.

Policia bën me dije se automjeti, tip “Audi”, ishte në pronësi të shtetasit me inicialet R. M., i cili gjatë momentit të rënies së zjarrit, ka ndaluar mjetin në vend ku kanë qenë të parkuara edhe 2 mjete të tjera.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Si pasojë e përhapjes së zjarrit, kanë marrë flakë dhe janë djegur pjesërisht edhe dy mjetet e parkuara.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur ai pasojë e një defekti në mjetin tip “Audi”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:45, në lagjen “Apollonia”, Fier, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit R. M., banues në Fier.

Gjatë momentit të rënies së zjarrit, drejtuesi ka ndaluar mjetin në vend ku kanë qën të parkuara edhe 2 mjete të tjera të cilat si pasojë e përhapjes së zjarrit kanë marë flakë dhe janë djegur pjesërisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur ai pasojë e një difekti në mjetin tip “Audi”.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët bën të mundur shuarjen e zjarrit.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura