Merr flakë makina tek kryqëzimi i Laprakës, panik tek kalimtarët

May 28, 2020 | 17:50
SHPËRNDAJE

Një makinë ka marrë flakë në zonën e Laprakës këtë pasdite, duke shkaktuar panik tek kalimtarët.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.05.2020, rreth orës 17:20, tek kryqëzimi i Laprakës, si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin K.V., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura