Merr 400 mijë lekë të vjetra në muaj dhe kërkon rritje rroge, Kukësi nuk e grumbullon Ethemin

SHPËRNDAJE

Valon Ethemi është çështja tjetër “e nxehtë” e Kukësit. Futbollisti i Shqipërisë U-21 nuk është grumbulluar në ekip për sfidën me Flamurtarin. Konflikti dhe përkeqësimi i situatës mes Ethemit dhe Kukësit nuk është aspekti teknik siç trumbetohet, por rroga e lojtarit.

ethemi

Ethemi mund të jetë nga rastet e rralla që ka luajtur për shumicën e sezonit si titullar me një nga klubet elitare në Shqipëri, me një pagesë prej 400 mijë lekë të vjetër në muaj. Kërkesa për rritje rroge ka qenë “molla e sherrit” mes palëve. Talenti tetovar ka kërkuar rritje rroge ose largim nga ekipi, pasi të ardhurat mujore që përfiton te Kukësi nuk i dalin për jetesë. Gazeta mëson se reagimi i klubit ka qenë i prerë, duke i treguar me gisht tribunën futbollistit.

Për sa i përket situatës së Valon Ethemit, i cili është lënë jashtë 18- shes, gazeta ka kontaktuar drejtorin sportiv të klubit, Nderim Nexhipi, i cili ka pohuar se lojtari është lënë jashtë për çështje teknike nga trajneri Cungu, e nuk ka gjë tjetër. “Ethemin nuk e ka grumbulluar trajneri për këtë ndeshje.

ethem

Nuk ka diçka tjetër. Për sa i përket rrogës së lojtarit, klubi e ka rishikuar pagën e tij”, ka sqaruar Nexhipi. Në merkaton verore të sezonit të kaluar drejtuesit e merkatos e pikasën mesfushorin, i cili luante për ekipin modest të Mamurrasit. 20- vjeçari luajti plot 33 takime në sezonin e kaluar, 23 nga të cilat si titullar, duke shënuar dhe 2 gola. Futbollisti ka lidhur kontratë me Kukësin vitin që shkoi për tre sezone.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.