Merkel uron Putin për fitoren: Tani është më e rëndësishme se kurrë…

Mar 19, 2018 | 23:23
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar Vladimir Putin për rizgjedhjen e tij si president i Rusisë.

aaa15e4f825c4a09f5361b889c8a138625395b9e2e1aec5a119fac3cb28c3e50_3943853

Merkel  i ka kërkuar Putinit vazhdimin e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve për sfidat dypalëshe dhe ndërkombëtare.

“Tani është më e rëndësishme se kurrë të vazhdojmë dialogun dhe të inkurajojmë marrëdhëniet mes shteteve dhe popujve tanë”, deklaroi kancelarja në një komunikatë të publikuar nga zyra e saj.

“Në bazë të kësaj, ne duhet të përpiqemi të diskutojmë për sfidat e rëndësishme dypalëshe ashtu dhe ndërkombëtare në mënyrë konstruktive dhe të gjejmë zgjidhje të pranueshme”, theksoi Merkel. “Ju përshëndes për rizgjedhjen dhe ju uroj suksese në punën tuaj”, shtoi ajo në adresë të presidentit rus, Putin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura