Merkel u del në mbrojtje: Gyndogan dhe Ozil, të rëndësishëm

Jun 12, 2018 | 13:00
SHPËRNDAJE

Takimi midis lojtarëve të kombëtares gjermane dhe presidentit turk, Taip Erdogan, vazhdon të prodhojë polemika. Tani është prononcuar edhe kancelarja e shtetit gjerman, Angela Merkel. Ajo ka folur duke marrë shkas nga atmosfera jo e ngrohtë në ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite ditën e shtunë në Leverkusen.

Erdogan, Gündogan, Özil, Tosun

Në këtë moment shpërthyen edhe vërshëllimat në drejtim të tij. Kjo nuk i pëlqeu aspak trajnerit Lëv që në ato momente vuri duart në kokë dhe i kërkoi publikut të duartrokisnin mesfushorin që luan në Angli për Mançester Sitin. “Mendoj që të dy lojtarët nuk e menduan përpara se të bënin takimin, që kjo do të kishte një reagim të tillë”, u shpreh Merkel në një emision tek ‘ARD”. Ajo është e bindur që lojtarët nuk donin të zhgënjenin tifozët gjermanë. “Unë mendoj që tani na nevojiten të gjithë lojtarët për të zhvilluar një turne pozitiv.

Lev Merkel

Ozil dhe Gyndogan janë pjesë e skuadrës dhe do të isha e gëzuar nëse tani do të vinin disa duartrokitje në drejtim të tyre”. Pyetjes nëse kancelaria kishte planifikuar një udhëtim në Rusi, ajo iu përgjigj: “Nuk do të ishte një ide e keqe, por kam detyrime në punën që bëj dhe ato kanë më përparësi në këto momente se futbolli. I uroj suksese kombëtares gjermane”, tha kancelaria, që në rast se shkon në Rusi për të ndjekur djemtë e Lëvit mund ta shfrytëzojë këtë udhëtim edhe për të biseduar për politikën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura