Merkel turne në Afrikë. A do të zgjidhet çështja e emigrantëve?

Aug 26, 2018 | 18:17
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel planifikon që të ngrisë çështjen e migrimit të paligjshëm dhe forcimit të marrëdhënieve ekonomike me Senegalin, Ganën dhe Nigerinë, gjatë turneut në Afrikën Perëndimore, që do ta zhvillojë javën e ardhshme.

“Afrika ka shumë konflikte dhe disa njerëz po largohen nga kushte shumë të vështira. Por, gjithashtu e dimë se në anën tjetër, shtetet afrikane mund të jenë mundësi e mirë për marrëdhënie tregtare. Shtetet tjera janë shumë aktive në këto vende”, tha Merkel, në një video të publikuar sot, raporton DPA.

8E4ADC35-200A-4496-836F-FE11638366E8_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s

Senegali, Gana dhe Nigeria, sipas kancelares Merkel, përballen me pengesa të mëdha dhe kanë rol të rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjeve për konfliktet në rajon.

“Ne duhet t’i mbështesim këto shtete, veçanërisht kur bëhet fjalë për perspektivat ekonomike”, tha Merkel.

“Është e rëndësishme që kushtet e investimeve të jenë të besueshme, në mënyrë që përfaqësuesit e industrisë gjermane të kapin shanset e tyre që të futen në tregun afrikan”, shtoi kancelarja Merkel.

Kancelarja Merkel do të nisë turneun e saj treditor në Afrikën Perëndimore të mërkuren. Në këtë udhëtim, ajo do të shoqërohet nga një delegacion i zyrtarëve ekonomikë./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura