Merkel mbyll vizitën në Tiranë, Rama batuta me Kancelaren: Kur fiton Gjermania, gëzohen më shumë shqiptarë se kur PS fiton zgjedhjet

Jul 9, 2015 | 11:20
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Avioni i Kancelares u ul mesditën e së mërkurës në aeroportin e Rinasit rreth orës 13.50. Merkel u prit nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i shtetit Bujar Nishani, në dy takime të ndara në kryeministri dhe presidencë.

Në takimet që pati me krerët e shtetit shqiptar, Merkel lëshoi mesazhe bashkëpunimi dhe mbështeti aspiratat e Shqipërinë për t’u integruar në Bashkimin Europian. Avioni i saj la aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 18:15, për t’u ngritur drejt Serbisë në turin e saj në Ballkanin Perëndimor. 

Ora 17:40
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Ekonomik Gjermani-Shqipëri i bërë thirrje biznesit gjerman që të investojnë në Shqipëri, duke premtuar reforma që do të rrisin garancinë nga ana e qeverisë shqiptare. Në këtë takim, Rama nuk shmangu as batuat me Kancelaren Angela Merkel lidhur me simpatinë që shqiptarët kanë për kombëtaren gjermane të futbollit.

Kryeministri Edi Rama dhe Kancelarja Angela Merkel

Rama tha se edhe pse socialistët nuk kanë një koalicion të madh me partinë simotër me CDU-në, (Partinë Demokratike), ky koalicion sipas tij bëhet me i dukshëm kur luan skuadra gjermane e futbollit. “Kancelare, ne s’kemi koalicion të madh në Shqipëri me partinë simotër të CDU-së, po mos u shqetëso, sepse kur Gjermania fiton kampionatet, ka më shumë shqiptarë të gëzuar sesa kur Partia Socialiste fiton zgjedhjet”,-tha Rama. 
Kryeministri foli edhe për përballjen e dy skuadrave kombëtare në vitin e largët 83’. “Ne përbëjmë një përjashtim unikal në Europë, sepse kur në nëntor të vitit 1983 u luajt në Saarbrucken, një ndeshje e famshme në grupin eliminator mes kombëtares tonë e Tuajës dhe juve gjermanëve ju duhej medoemos fitorja për të vazhduar më tutje, shqiptarët këtu u hodhën përpjetë nga gëzimi, kur Shqipëria hëngri gol në minutat e fundit dhe humbi ndeshjen”,-deklaroi Rama, ndërsa Kancelarja Merkel e priti me buzëqeshje krahasimin e kryeministrit shqiptar.

Ora 17:00

Kancelarja Merkel ka mbërritur në “Tirana Business Park” ku ka nisur edhe Konferenca Ekonomike, në të cilën ajo do të mbajë edhe një fjalim. Në këtë Forum Ekonomik do të marrë pjesë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. 

Ora 16:50
 
Ka përfunduar takimi mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Takimi i cili zgjati 25 minuta u zhvillua pa praninë e kamerave. Pas takimit, kancelarja Merkel u nis për në kompleksit “Tirana Business Park”. 

Perfundimi i takimit në Presidencë

Ora 16:23
 
Përfundon konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel. Kjo e fundit niset për në Presidencë ku pritet nga Presidenti Nishani. Pas pritjes ka nisur takimi me Presidentin e Republikës. 

Ora 15:45
Ka përfunduar takimi mes Ramës dhe kancelares gjermane Angela Merkel, ndërkohë ka nisur konferenca e përbashkët mes dy homologëve. 

Konferenca e përbashkët e kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel

Ora 15:40 
Prej 80 minutash vijon takimi mes delegeacionit shqiptar dhe atij gjerman ne godinen e kryeministrise.  

Ora 14:20 

Nis takimi mes dy delegacioneve. 

Ora 14:18
Kancelarja dhe kryeministri Rama pershendesin qytetaret ne Bulevard perpara se te nisin takimin mes dy delegacioneve. 

Merkel pershendet qytetaret ne Bulevard

 

Ora 14:16
Ekzekutohet fillimisht himni gjerman dhe me pas ai shqiptar.  

Ora 14:15
Eskorta e Merkel mberrin ne Kryeministri. Ajo qe bie ne sy eshte fakti se Kancelarja ka zbatuar edhe rregullat e qarkullimit rrugor, kur ne Bulevard nuk eshte kthyer direkt per ne godinen ku e pret Edi Rama, por ka shkuar deri ne fund, ne Sheshin Nene Tereza perpara se te ndaloje perpara godines. Ajo mberriti fiks ne oren 14.15, sic ishte parashikuar ne axhende. 

Ora 14:09
Kancelarja publikon fotografine e pare nga vizita ne Tirane.
 

Ora 14:00
Dhjetra qytetare jane mbledhur perpara kryeministrise per te pritur Kancelaren.  

Qytetaret qe kane dale te presin Kancelaren

 

Ora 13.53
Eskorta e Kancelares lë Rinasin dhe drejtohet për në Kryeministri. Merkel po udheton me makinen e blinduar tip Benz me targe AA 707 AE. 


Ora 13:35

Ulja e avionit ne Rinas

Avioni me të cilën udhëton kancelarja gjermane Merkel së bashku me delegacionin që e shoqëron është ulur në aeroprtin “Nënë Tereza” në Rinas. 

I pari qe u takua me Kancelaren ishte zv.kryeministri, Niko Peleshi.  

Ora 12:00
Në Tiranë Merkel do të pritet nga nderime ushtarake. Në axhendë është parashikuar një takim me kryeministrin Rama. Më pas politikanët do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Sonte Kancelarja do të udhëtojë për në Serbi dhe do të takohet në Beograd me kryeministrin Vuçiç. Ndërsa të enjten, Kancelarja do të pritet pastaj në Bosnjë. Sipas Frankfurter Allgemeine (FAZ) temat kryesore të udhëtimit janë marrëdhëniet bilaterale midis këtyre vendeve dhe Gjermanisë, si dhe çështjet ekonomike dhe të energjisë.

Ora 10.00

Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka quajtur të sotmen një ditë të shënuar për vendin dhe i uron Merkel mireseardhjen ne gjuhen e saj.

“Dite e shenuar per vendin tone vizita e pare dypaleshe e nje kancelari te Gjernanise ne Shqiperi! Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel”- shkruan Rama në Facebook. 

Ora 07.00
Pak orë para vizitës zyrtare të Kancelares gjermane Angela Merkel në Shqipëri, Policia e Shtetit publikoi hartën e rrugëve që do të jenë të bllokuara. Sipas policisë, duke filluar nga ora 10:30 deri në largimin e saj do të ketë bllokime dhe vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore.

Kryeministri Edi Rama dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Policia e Shtetit ka marrë masa të sigurisë së lartë për mbarëvajtjen e vizitës së Kancelares Merkel në Tiranë, të ngjashme me vizitat e Papa Françeskut dhe Kryeministrit serb Vuçiç, duke bllokuar disa segmente rrugore në kryeqytet.

Sipas planit të masave, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve nga Rinasi për në Kashar, ndërsa sensi i kundërt do të vijojë normalisht. Policia këshillon përdoruesit e mjeteve që vijnë drejt Tiranës të përdorin rrugën e vjetër të Ndroqit.

Nga ora 10:30-14:30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjetër do vazhdojë normalisht); Nga ora 13:30-14:30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë-Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit-Mbikalimi i Kamzës dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara.

Në vazhdim, segmenti rrugor nga mbikalimi Kamzë – sheshi “Shqiponja”- Rruga e Durrësit, gjithashtu do të jetë i bllokuar. Në segmentin rrugor sheshi “Skënderbej”- bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët lidhëse me to, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe do të bllokohet në momente të caktuara.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që të mërkurën, nga ora 12:00 deri në orën 19:00, të shmangin qarkullimin me automjete në këto akse rrugore.

Akset  

• Nga ora 10:30-14:30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjeter do vazhdojë normalisht)

• Nga ora 13:30-14:30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara

• Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit”

• Segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” , rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.

“Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 12:00 deri në orën 19:00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore.

Gjithashtu këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq.

 

Policia: Ja akset rrugorë që do të kenë bllokime në qarkullimin e mjeteve

-Aksi rrugor Aeroporti i Rinasit, Néné Tereza dhe mbikalimi Kasharit.

-Aksi rrugor superstrada Voré -Tirané, mbikalimi Kasharit

-Mbikalimi i Kamzés.

-Aksi rrugor mbikalimi i Kamzés

-Sheshi Shqiponja -Rruga Durrésit.

-Aksi rrugor Sheshi Skéndérbej

-Bulevardi Déshmorét e Kombit

-Sheshì Néné Tereza, si dhe rrugét lidhése me to

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura