Merkel kërcënon Erdoganin: Harroje BE-në po ktheve dënimin me vdekje!

Jul 18, 2016 | 12:07
SHPËRNDAJE

I ashpër ka qenë reagimi i Gjermanisë, pas deklaratës së presidentit turk Erdogan, bërë gjatë fjalimeve pas dështimit të grushtit të shtetit, se do të diskutohet kthimi i dënimit me vdekje.

merkel erdogan

Në një deklaratë zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar Turqinë se nëse e bën një hap të tillë duhet të ‘lajë duart’ me BE.

“Kthimi i dënimit me vdekje në Turqi do të përfundojë bisedimet e pranimit të vendit në BE”- ka thënë zëdhënësi i Merkel Steffen Seibert.

Përfaqësuesja e lartë e BE për politikën e Jashtme, Mogherini ka theksuar se Turqia duhet të veprojë vetëm në respekt të ligjit dhe Kushtetutës.

“Ne ishim të parët që thamë se institucionet legjitime duhet të mbroheshin dhe ne po e themi përsëri sot se ligji duhet të mbrohet në këtë vend. Nuk ka asnjë arsye për ndonjë hap që e largon shtetin nga një rrugë e tillë- ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, Komisionieri për Bashkimin Europian, Johanes Hahn, deklaroi se fakti që ekzistonin lista të gatshme me gjykatës apo zyrtarë të tjerë për t’u shkarkuar, tregonte se qeveria turke i kishte parapërgatitur ata prej kohësh.

“Duket sikur gjërat kanë qenë të parapërgatitura. Kishte lista të gatshme, që do të thotë se ishin përgatitur dhe do të përdoreshin në një moment të caktuar. Unë jam shumë i shqetësuar. Kjo është saktësisht ajo të cilës i frikësoheshim”- ka thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura