Merkel i përgjigjet Vuçiçit: E vështirë, por duhet zgjidhje për Kosovën

Apr 13, 2018 | 23:33
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas takimit me presidentin e serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se se Serbia është vend i rëndësishëm i rajonit me të cilin Gjermania punon ngushtë.

“Serbia ka rol kyç edhe sa i përket Kosovës, edhe sa i përket Bosnje dhe Hercegovinës”, tha Merkel, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Berlin.
merkel vucici

Përpara takimit me dyer të mbyllura, Merkel tha se dëshiron që “këto bisedime t’i kontribuojnë gjetjes së një zgjidhjeje për Kosovën, edhe pse kjo nganjëherë mund të jetë e vështirë”.

Vuçiç tha se Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit dhe se çdo konflikt i mundshëm në Ballkan do t’i kthente të gjitha vendet në rajon prapa për 100 vjet.

“Do të bëjmë gjithçka të mundur për të shmangur tensionet, konfliktet apo destabilizimin e rajonit”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se rruga evropiane është jetike për Serbinë dhe se ajo do të duhet të marrë “një numër vendimesh të vështira nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së”./Alsat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura