Merkel dhe Macron bëjnë thirrje për plan të rimëkëmbjes së BE-së nga koronavirusi

Jun 29, 2020 | 23:21
SHPËRNDAJE

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë bërë thirrje për fond “të fuqishëm” të rimëkëmbjes nga koronavirusi për Bashkimin Evropian.

DBB80CA6-E2A9-41CA-A5D4-6EA303937BFD_cx3_cy0_cw97_w1023_r1_s

Merkel ka mirëpritur të hënën në Berlin presidentin Macron, teksa Gjermania përgatitet për të marrë presidencën e Këshillit Evropian nga 1 korriku.

Të dy liderët kanë propozuar muajin e kaluar krijimin e një plani në vlerë të 500 milionë eurove për t’i ndihmuar Evropës në përballimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Propozimi i përbashkët ishte plotësuar nga Komisioni Evropian, i cili ka çuar përpara planet për një fond prej 750 milionë eurove, të formuar kryesisht prej granteve.

Mirëpo jetësimi tij po përballet me kundërshtimet e disa shteteve që janë duke hezituar në ndarjen e fondeve.

Teksa kanë folur në një konferencë për media me Macronin, Merkel ka thënë se “Gjermania dhe Franca dëshiron të luajnë rol të përbashkët në muajin e ardhshëm, që bën të qartë se Evropa është e ardhmja jonë”.

“Pritshmëritë janë të larta dhe ne e dimë që kur Gjermania dhe Franca janë të bashkuara, Evropa jo nuk e bashkuar domsdoshmërisht. Mirëpo nëse Gjermania dhe Franca nuk arrijnë pajtueshmëri, atëherë gjërat nuk janë në rrugë të mirë për unitetin e Evropës”, ka shtuar ajo.

Presidenti francez e ka konsideruar pandeminë me koronavirus dhe pasojat shoqëroro-ekonomike si “moment të së vërtetës” për Evropën.

“Ne mund ta bëjmë këtë moment të së vërtetës në moment të suksesit”, ka thënë Macron, duke insistuar në nevojën e arritjes së marrëveshjes brenda BE-së për planin e rimëkëmbjes ekonomike.

“Ne do të bëjmë gjithçka me kancelaren që të kemi marrëveshje për buxhet në muajin korrik”, ka thënë ai.

Kjo çështje do të jetë në agjendën e samitit evropian në Bruksel muajin e ardhshëm. /Rel/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura