Merkel: Bundestagu gjerman vendos për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë. Për votën e BE-së nuk mund të flas

Sep 18, 2019 | 19:53
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane Angela Merkel, thotë se qeveria federale ka vendosur pro hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se tani i takon Bundestagut të vendosë përfundimisht.

merkel0aa

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministren serbe, Ana Brnabic, Merkel tha se nuk mund të fliste se çfarë vendimi do të merrnin vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

“Nuk mund të flas​ për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim” deklaroi Merkel.

Kancelarja tha se nuk kishte një datë për pranimin e Serbisë në Union. “Nëse Serbia i plotëson kushtet e saj, atëherë ka ardhur koha të flasim për pranimin,” theksoi ajo. Sipas saj, ka një përparim të konsiderueshëm në bisedimet mes Serbisë dhe BE-së.

Sidoqoftë, Kancelarja nuk ishte e kënaqur nga marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve midis dy shteteve është një nga parakushtet për anëtarësimin në BE.

Kryeministrja serbe theksoi gjithashtu se do të kishte një perspektivë të BE-së vetëm nëse i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor përparonte. Kjo përfshin një pajtim të serbëve dhe shqiptarëve.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura