Merkel apel gjermanëve: Sistemi shëndetësor është në moment kritik. Nëse nuk marrim masa të reja…

Oct 27, 2020 | 22:29
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor i Gjermanisë është në një moment kritik, ndërsa rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten.

merkel

Merkel, duke folur para deputetëve, tha se numri i rasteve të reja dyfishohet çdo 7-8 ditë, ndërsa numri i të intubuarve në kujdes intensiv dyfishohet çdo 10 ditë .

“Nëse numri katërfishohet sistemi do të jetë në një moment kritik” u citua Merkel, raportojnë mediat e huaja, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse me rigorozitet.

Masat që po merren në Gjermani synojnë të zvogëlojnë kontaktet njerëz me njerëz dhe variojnë nga mbyllja e bareve dhe restoranteve deri te moz zhvillimi i aktiviteteve publike.

Më parë, Ministri i Financave Peter Altmayer tha se Gjermania mund të arrijë një numër ditor prej 20,000 rastesh deri në fund të javës.

“Ne po shohim një rritje eksponenciale. Në Gjermani numri i infeksioneve të reja po rritet me 70-75% krahasuar me javën e kaluar”, tha ai.

Gjermania, e cila ishte relativisht më e mirë se vendet e tjera evropiane për sa i përket efekteve të pandemisë, por tashmë është përfshirë në valën e dytë.

Të Mërkurën, Angela Merkel do të zhvillojë bisedime me krerët e shteteve për të vendosur mbi masat që do të merren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura