Merkato, ironi e sherr. Shikoni “betejën” mes Interit, Romës dhe Marsejës

Aug 28, 2018 | 18:39
SHPËRNDAJE

Merkato e kësaj vere ishte e nxehtë, me lëvizje të shumta që shpeshherë ishin edhe të papritura, dhe lanë me gojë hapur jo vetëm tifozët e futbollit, por edhe vetë klubet me njëra-tjetrën.

inter roma

Ironia tashmë ka kaluar në rrjetet sociale, aty ku klubi i Marsejës, ka postuar një video ku prezanton ardhjen më të fundit nga Roma, mesfushorin Kevin Strotman, dhe shkruan: “Përshëndetje Roma. A jemi të mirë në prezantimin e futbollistëve? Hera e parë që e bëjmë, kështu që mos u tregoni shumë të ashpër me ne.”

40229417_10157811183338696_5400138835973636096_n

Ndërkohë, Roma me shumë diplomaci, ia ka kaluar “topin” Interit, dhe klubit të Marsejës, i përgjigjet: “Të paktën jeni më mirë se videot e Interit.”,

Nuk ka vonuar as përgjigja e klubit zikaltër, ku ironizojnë me Romën, për futbollistin që për një moment nuk nënshkroi me kryeqytetasit, Malkolm, por në fund zgjodhi Barcelonën. “Jo, Roma është klubi më i mirë për këtë punë, na pëlqeu shumë video ku prezantonin Malkolm” – shkruan Interi, ndërkohë që për prezantimin e futbollistit, nuk ka asnjë video.

40258792_10157811167813696_4001526965604450304_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura