Merkato e “nxehtë” në Korçë, Skënderbeu kërkon të mbushë arkat me shitjen e Gavazajt dhe Nimagës

Jul 8, 2018 | 17:11
SHPËRNDAJE

Merkatoja në Korçë duket më shumë e nxehtë në dalje sesa në hyrje. Kjo, për vetë faktin se bardhekuqtë në këtë pozicion disi jo të favorshëm janë shumë të interesuar për të siguruar financa dhe transferimi i lojtarëve të spikatur në klube të tjera mbetet zgjidhja e vetme.

Gavazaj

Pas shitjes së Xhejmsit te Gabala dhe transferimit të Sahitit në Greqi, por mbi të gjitha me largimet e shumë titullarëve, duket se në vorbullën e merkatos janë gjithnjë e më shumë edhe Nimaga e Gavazaj. Korçarët shpresojnë të arkëtojnë shuma të konsiderueshme nga shitja e tyre, por interesi më i madh i klubit ka të bëjë me largimin e afrikanit.

Nimaga

Malieni Bakari Nimaga, për shkak të rrogës së tij progresive në bazë të kontratës, do të jetë i sakrifikuari i radhës dhe duket se Rusia mund të jetë destinacion për atë. Në anën tjetër për Gavazajn duket një “luftë” e ashpër nga ekipe të ndryshme, ku mes të cilave Belgjika dhe Kroacia qëndrojnë në pritje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura