“Meriton ndëshkim ligjor”/ Presidenti Meta reagon ndaj incidentit me gazetarin: Përdorimi i pajustifikuar i dhunës, mentalitet shqetësues në radhët e Policisë

Jul 27, 2021 | 21:06
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dënuar incidentin e policisë me gazetarin e News24, Ergys Gjençaj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit thotë se përdorimi i pajustifikuar i dhunës ndaj gazetarëve është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e policisë.

ilir meta-incidenti-ergys

Teksa solidarizohet dhe mbështet gazetarët, Presidenti thotë se ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë.

“Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin”, shprehet Presidenti.

Reagimi i plotë i Kreut të Shtetit

Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura