‘Merita më shumë e Zahos se imja’, Rama tregon telefonatën me Veliajn: Më tha, lal e gjetëm…

May 16, 2018 | 13:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka ndare me te pranishemit, sot gjatë prezantimit të projektit të ri për Piramidën, për detaje nga bisedat me kryebashkiakun Veliaj, për të mbërritur deri te materializimi i sotshëm.

rama

“Erioni kërkonte një rrugë për ta kthyer rrugë për pjesën e të rinjve trendy të Tiranës, komunitet minoritar brenda komunitetit të madh të të rinjve të Tiranës, që rrezikonte ta kthente në qendër të ardhur me sforcim në kohë, kurse unë i thosha fëmijët, fëmijët,  kjo ishte merita e Zahos më shumë sesa imja dhe e mbaj mend një ditë kur ai më telefonoi i ekzaltuar, ashtu si telefon gjithmonë, si për një pusetë dhe për një projekt transformues, e me tha; E gjetëm lal, u zgjidh kjo punë, por e kam mësuar se pas gjetjes gjetja që jetë mbrapa, e faktikisht më foli për projektin që është diçka përtej endrrës time më të bukur dhe unë dua t’i komplimentoj me shumë përulësi ideatorët e kësaj qendre, sepse besoj që është një model që arrin të bëjë bashkë dy gjera që duken shumë të largëta, fëmijët dhe teknologjinë”- tha Rama, duke shtuar se tani ndjen më shumë se “Është kohë të forcoj pasuordet për tu mbrojtur nga Zaho”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura