Djaloshi i qetë dhe shumë i përmbajtur, që u bë i famshëm përmes edicioneve të fundit të ‘’Big Brother Albania’’, Meridian Ramcaj, para dy muajsh ka kaluar një fazë të rëndësishme të jetës. Dëshira për të larguar disa kilogramë nga trupi i tij e ka detyruar atë që të marrë një hap të guximshëm, duke vendosur që të largojë nga stomaku disa kilogramë, si dhe të vendosë aty një boloncino gastrit, që jep efekte shumë shpejt dhe redukton ushqimin, sa që pak konsumim i ushqimit të bën të ndihesh i ngopur.
‘’Para dy muajsh, unë bëra një ndërhyrje në një klinikë, ndërhyrje që konsiderohet e thjeshtë në stomak, por nga goja jo operim. Vendosa një baloncino gastrit, që të ndihmon në reduktimin e të ngrënit dhe të jep ndjesinë e të ngopurit. Normalisht, kjo shoqërohet me një dietë të vogël në mënyrë që të japë efekt sa më shumë dhe më shpejt. Baloncino duhet të qëndrojë në stomak për rreth 6 muaj, kohë kjo e cila të ndihmon të humbësh diku 30 kilogramë. Siç e thashë, nëse ulesh të hash drekë apo darkë, do të konsumosh shumë pak, pasi ndihesh i ngopur. Nëse kjo shoqërohet me palestër, rezultatet janë shumë më të dukshme’’, shprehet në një bisedë për ‘’Panorama Plus’’ Meridiani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al