Gafa e Dukës me vdekjen e të atit të Mavrajt, reagon lojtari: S’e di kush e shpiku, falë Zotit babai është mirë

Mar 30, 2015 | 8:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Mërgim Mavraj përgënjeshtroi lajmin për vdekjen e babait të tij gjatë zhvillimit të ndeshjes me Armeninë. Golat e Mavrajt në minutën 77′ dhe Gashit në minutën e 81′ bënë që Shqipëria të fitonte 2-1 ndaj Armenisë. Por pas këtij lajmi të mirë për lojtarët dhe tifozët e Kombëtares, zyrtarët e FSHF-së njoftuan për vdekjen e të atit Mërgim Mavrajt, lojtarit që barazoi rezultatin në pjesën e dytë.

Mergim Mavraj ne interviste pas ndeshjes

Lajmi i njoftua pas ndeshjes nga kreu i FSHF-së, Armando Duka, i cili i shprehu ngushëllime familjes Mavraj. Duka tha se njoftimi për vdekjen e të babait të qendër mbrojtësit erdhi gjatë zhvillimit të ndeshjes, ndërsa ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Babai i tij luftonte me vdekjen, dua t’i shpreh ngushëllimet familjes Mavraj”,-deklaroi Duka.

Por pas kësaj deklarate, Mavraj doli sërish në një deklaratë për mediat duke përgënjeshtruar lajmin për vdekjen e të atit të tij, duke thënë se “falë Zotit, babai është mirë, nuk e di kush e përhapi këtë lajm”. 

Mergim Mavraj gjate festimit te golit

Më herët, Mërgim Mavraj u bë protagonist në ndeshjen e së dielës mbrëma duke u futur në fushën e lojës kur mjekët kishin thënë se ai ishte i dëmtuar. Në minutën e 4-t të lojës, Mavraj shënoi një autogol, ndërsa në minutën e 77-të të pjesë së dytë, barazoi rezultatin.

Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, Mërgim Mavraj tha se lojtarët bënë maksimumin në fushën e lojës.

Kaluam një fitore me ndihmën e zotit. I ndihmova skuadrës edhe në këtë fazë. Në fillim u bëra fajtor dhe më pas ktheva rezultatin. Ishte një ndeshje me rëndësi të madhe, por nuk dua të flas për paraqitjen time, kështu që çdo lojtar që ka luajtur sot ka luajtur me mish e me zemër.

Ndërkaq, ndeshja në “Elbasan Arena” u zhvillua në një stadium të tejmbushur ku kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi u përballen ndaj Armenisë në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e europianit “Francë 2016”.  Pas shumë dyshimeve, Mavraj vendosi ta nisë si titular këtë sfidë, ndërkohë që Memushaj zuri vendin e Lenjanit në formacion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura