Mënyra se si e shtrydhni pastën e dhëmbëve tregon shumë për personalitetin tuaj. Ja ç’duhet të dini

Sep 8, 2020 | 14:50
SHPËRNDAJE

Psikologët thonë se 40% të veprimeve i bëni në mënyrë të pavetëdijshme. Zakonet i fitoni nëpërmjet veprimtarisë në jetën e përditshme dhe ato zënë një pjesë të madhe të jetës tuaj. 

Gjithashtu, ato mund të zbulojnë shumë gjëra që nuk i dinit në lidhje me personalitetin që keni.

Sipas “Bright Side”, mënyra se si e shtrydhni pastën e dhëmbëve tregon disa gjëra:

1. E shtrydhni/ e mblidhni duke filluar nga fundi drejt fillimit.

Jeni një person shumë i rregullt dhe i pastër. Për më tepër, gjatë kohës që kujdeseni për veten, siguroheni që të bëni të njëjtën gjë edhe për njerëzit e tjerë që ju rrethojnë.
Jeni perfeksionist dhe nuk doni që të çoni dëm asgjë, prandaj gjithçka e përdorni deri në “pikën e fundit”.

2. E shtrydhni në mes. 

Jeni një person realist dhe aktiv, dhe jeni pothuajse gjithmonë duke nxituar. Nuk jeni personi më i rregullt apo i pastër i mundshëm, por nëse viheni përballë një sfide, jeni të aftë ta mblidhni veten dhe ta zgjidhni atë. Jeni shumë social, keni shumë miq dhe ju pëlqen të jeni në publik. Jeni një person që e di si ta stabilizojë jetën dhe jeni emocionalisht të qëndrueshëm.

3. E shtrydhni në fillim. 

Jeni shumë kokëfortë dhe jeni në gjendje të bëni shumë gjëra për të marrë atë që dëshironi, në mënyrë që të plotësoni qëllimet tuaja. Jeni pesimist dhe nuk u besoni shumë njerëzve, pasi jeni mësuar të mbështeteni vetëm tek vetja.
Jeni kryesisht të fokusuar tek vetja, që është shumë gjë e mirë, deri në momentin që filloni të bëheni egoist dhe t’i përdorni të tjerët sipas qëllimeve që keni.

4. E mbani të paprekur. 

Ju e shijoni kohën kur qëndroni vetëm. Jeni një ëndërrimtar dhe një person artistik. Ndonjëherë, mund të duket sikur jetoni në botën tuaj. Jeni i ndjeshëm, i butë, i qetë dhe tolerant. Në të njëjtën kohë, mund të jeni shumë zemërgjerë.
Gjithmonë keni shumë mendime dhe ide, të cilat shpresoni t’i ndani me të tjerët.

5. E shtrydhni nga çdo cep i mundshëm, pra nga kudo. 

Ju keni aftësinë ta shihni botën ndryshe nga shumica dhe jeni shumë kreativë. Mund ta gjeni të bukurën kudo. Mund të jetë e vështirë që të jeni të përpiktë dhe të pastroni gjatë gjithë kohës, por jeni shumë optimist dhe mendje hapur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura