Mënyra më e mirë për të humbur peshë me kafe

Jul 8, 2018 | 20:55
SHPËRNDAJE

Të gjithë ne e dimë se kafeja në mëngjes është ajo që na duhet për t’u zgjuar. Nëse e pini atë vonë gjatë natës është shumë e vështirë që të flini. Ajo na bën të ndihemi të fortë dhe energjikë. Është ideale edhe për humbjen e peshës në mënyrë të shpejtë.

Kokrrat e kafesë përbëhen nga proteina, yndyrna dhe karbohidrate, si dhe minerale dhe vajra esenciale. Me pjekjen kafesë, numri i kalorife ulet në mënyrë të konsiderueshme. Nëse keni vendosur të humbni peshë, gjithçka që duhet të bëni është të ndiqni një dietë të shëndetshme, të bëni ushtrime fizike dhe më pas të përdorni kafenë e cila ju jep fuqi.1

Si të humbni peshë shpejt me kafe:
1. Nuk mund të zëvendësoni mëngjesin me kafe. Atë duhet ta pini jo më shpejt se 30 minuta pas vaktit të mëngjesit.
2. Pini kafe 1 orë para stërvitjes.
3. Pini kafe pa sheqer dhe qumësht që të humbni peshë shpejt.
5. Gjatë ditës mund të pini jo më shumë se 2-3 filxhanë kafe.
6. Koha më e mirë për të pirë kafe është kur ndiheni të uritur, sepse kafeja ju bën të ndjeheni të ngopur.
7. Mos pini kafe 3 orë para se të flini gjumë.
8. Ju duhet të pini 1,5-2 litra ujë në ditë, sepse kafeja është një diuretik dhe e than trupin tuaj nëse nuk konsumoni ujë mjaftueshëm.

Burimi:Shije

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura