Mënyra e re e bandave shqiptare të drogës në Britani për të “fshehur” paratë nëpërmjet monedhave virtuale

Sep 22, 2019 | 14:01
SHPËRNDAJE

Bandat shqiptare po përdorin edhe bitcoin për të përmbytur rrugët me kokainë, sipas autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar.

bitcoin

Raportuar për herë të parë në fillim të gushtit nga “The Times”, autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë vërejtur gjithnjë e më shumë përdorimin e bitcoin nga bandat shqiptare në lidhje me shitjen e substancave të paligjshme.

Peter Goodman, shefi kontrollues i Derbyshire, tha në atë kohë se aktiviteti i bandave në zonë është bërë gjithnjë e më teknologjik.

Ata gjithnjë e më shumë janë të organizuar dhe përhapur nga Londra. Ata janë gjithnjë e më të sofistikuar përsa i përket mënyrës se si po fitojnë para nga operacionet e drogës.

Raportet më të fundit vlerësojnë se tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar është me vlerë rreth 5 miliardë dollarë, me rrjetin kriminal shqiptar të implikuar shumë në tregtinë midis Evropës dhe kartelave kolumbiane të drogës. Tregtarët shqiptarët të rrugës, të njohura si “Hellbanianz”, i janë drejtuar bitcoin dhe crypto-aseteve, si një mënyrë për të lëvizur para përmes këtyre platformave.

Sipas një raporti nga ZDNet, kriminelët që merren me drogë po shfrytëzojnë mungesën e rregullave për valutat virtuale, veçanërisht në sferën ndërkombëtare.

Një ekspert për këtë çështje, Michal J. Oghia deklaroi se përdorimi i kriptomonedhave është një problem i shtuar në lidhje me sigurinë në internet dhe autoriteteve do ti duhet të përballen me këtë. Probleme të tilla ndryshojnë nga ato që lidhen me kriptimin dhe virues. Oghia sqaroi më tej se grupet e organizuara kriminale janë në gjendje të kryejnë transaksione të paligjshme duke operuar një teknologji të decentralizuar, private, të sigurt dhe anonime, bazuar në përdorimin e kripto-monedhave.

Oghia parashikon që ndërsa më shumë kriminelë drejtohen në përdorimin e pasurive tek monedhat virtuale, ekipet e forenzikës kibernetike do të bëhen gjithnjë e më të sofistikuar në ndjekjen e transaksioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura