Menuja pikante e drekave dhe darkave, çfarë hanë shtetarët për Vitin e Ri

Dec 27, 2017 | 19:58
SHPËRNDAJE

Dhjetëra institucione kanë nxituar të bëjnë tenderë me lekët e shtetit për festat e Vitit të Ri. Megjithatë, në Kodin e Punës nuk përcaktohet se institucioni duhet të organizojë festë, të bëjë shpenzime me menu luksoze. Por, tashmë është bërë traditë që punonjësit të bëhen bashkë dhe të festojnë. Dhe bëjnë mirë, por të paktën të mos fusin duart në lekët e institucionit.

festat1 festat2 festat3 festat4

“Fiks Fare”, për të dytin vit me radhë, ka bërë një vëzhgim në Agjencinë e Prokurimit Publik për institucionet që kanë bërë tender për të festuar, ku më pikantja është padyshim menyja.

AKEP-i do i presë punonjësit me aperitiv të mirëseardhjes, pjatë të parë, mesore të ftohta, pjatë të dytë e të tretë, dhe në fund fruta. Pijet janë pa limit.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka mesore mix sallam dhe proshuta, djathë i bardhë dhe kaçkavall, ndërsa si pjatë të parë ravioli rikoto dhe spinaq si dhe pene me pana dhe proshutë. Pjata e dytë është biftek me patate furre, ndërsa ëmbëlsirë është një tortë me logo të universitetit.

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, bëri tender për 110 persona, ku pjatat kryesore ishin ravioli me tartuf, rosto viçi ose qingj në hell.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës shpenzoi 4.5 milionë lekë të vjetra, ku menyja ishte perime zgare, perime në avull, qebap vici me bukë misri, mish qingji i furrës me rizoto, role pule furre me salcë arrash.

Drejtoria e Arkivit Qendror të ISSH-së, kërkonte DJ, aperitiv mirëseardhje, sallata mesore, ravioli me spinaq dhe salcë tartufi, eskalop viçi me verë dhe limon, role pule me salcë glace dhe ëmbëlsirë shqiptare.

Enti i Banesave kishte në meny antipastë me bazë peshku, pjata e dytë me bazë peshku, pjata e tretë pasta.

Ndërkohë, Qendra Shëndetësore Nr.4 në Tiranë kërkon restorant me meny me mesore tavë balte me mish, tavë me qofte, patëllxhanë të marinuar, zarzavate zgare, sallaturina mikse, gjel deti me përshesh. Si pjatë individuale romstek me dy qofte, mish qengji me patate (400 gr), pajard viçi me djathë pane dhe patate furre.

Insituti i Sigurime Shoqërore ka si menu sallatë “Nano Chef”, kroketë perimesh, shishqebap perimesh, dollma, byrek, tavë e bahçes, tavë kërpudhash, pulë deti përshesh, mish qingji në hell, miks ëmbëlsirash dhe frutash, madje verë me shishe.

Fakulteti i Ekonomisë shpenzoi 5 milionë lekë për drekën, ndërsa kishte meny; rosto viçi me peshk ton, sallatë rukola, grisini, grana, domatini dhe bajame me salcë mjalti. Si pjatë e parë rizoto me asparagus, mëlçi pule dhe rrush të thatë, kofshë pule me proshutë e djathë në shtrat. Ndërkohë, pjatë kryesore fileto pule e mbushur me mozarela dhe spinaq e shoqëruar me brokoli dhe krem karotë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura