Menjëherë pas ardhjes në pushtet Joe Biden rishikon ligjin për emigracionin, vendos që të heqë nga përdorimi termin…

Jan 21, 2021 | 21:32
SHPËRNDAJE

Me emërimin President të SHBA, Joe Biden ka vendosur që të rishikojë ligjin për emigracionin. CNN shkruan se ajo që po mendon Biden të bëjë ka një rëndësi simbolike.

biden

Projekt-ligji i propozuar i Biden, nëse miratohet, parashikon që të heqë nga ligjet amerikane fjalën ‘i huaj’ duke e zëvendësuar atë me termin ‘joshtetas’.

Është një hap i qëllimshëm që synon të njohë Amerikën si “një komb emigrantësh”, sipas një përmbledhjeje të projekt-ligjit të lëshuar nga administrata e re.

Termi “i huaj i paligjshëm”, i deklaruar prej kohësh si një term dehumanizues nga mbrojtësit e të drejtave të emigrantëve, u bë edhe më i fortë gjatë kohën kur udhëhiqte Trump.

“Ndryshimi i gjuhës në ditën e parë të kësaj administrate, me Kamala Harris, vajza e emigrantëve, për mua nuk është thjesht simbolike… është themelore. Si flasim për emigrantët formon politikat”, thotë Jose Antonio Vargas, një emigrant pa dokumente, drejtues i një organizate.

Termi “i huaj” shpesh thirrej nga Presidenti Trump në fjalime, ndërsa paralajmëronte për ato që i shihte si rreziqet e emigracionit të paligjshëm, të pakontrolluar. Duke folur në kufirin me Meksikën javën e kaluar në një nga fjalimet e tij të fundit si president, Trump e përdori termin të paktën pesë herë.

“Kurdoherë që Trump ishte në telashe, ai fliste për ‘ilegalët’ dhe për kufirin”, tha Vargas, duke shtuar se jo të gjithë në administratën Trump ishin adhurues të gjuhës që ai përdorte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura