Mëngjesi me Diellin i Eduart Grishajt, regjisori publikon foton e ëmbël me djalin një ditë pasi u bë baba

Oct 20, 2020 | 10:41
SHPËRNDAJE

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku ditën e djeshme.

Çift zgjodhën një emër shumë të veçantë për djalin e tyre, të cilin vendosën që ta quajnë Diell.

Dhe mëngjesi i sotëm ka nisur ndryshe për regjisorin, që u bë baba për herë të parë.

Eduart Grishaj u zgjua me djalin e tij dhe ndau një foto të ëmbël me ndjekësit në Instagram.

“Mirëmëngjes Diell,”- shkroi ai krahas imazhit ku shihet dora e tij duke mbajtur atë të djalit.

Lajmin për ardhjen në jetë të Diellit, e zbuloi i pari Eduarti Grishaj, i cili publikoi një foto duke mbajtur vogëlushin në krahë.

“Lindi Dielli ☀️”- shkroi ai, duke zbuluar gjininë dhe emrin e foshnjës.

Edhe moderatorja ndau një foto me ndjekësit ku shihej dora e saj, e regjisorit dhe Diellit.

“Një Diell i vogël na shndriti sot❤️ Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua!”- u shpreh Arbana Osmani.

Moderatorja është nënë edhe e një djali tjetër, Jonit, me ish-bashkëshortin e saj.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura