Menduat se mbaruan reshjet? Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët. Që nga nesër …

Jan 28, 2020 | 13:14
SHPËRNDAJE

Menduat se përfundoi situata me reshje në vend? Beni durim, e merrni masat duke mbajtur cadrat me vete. det reshje

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak raporton sot se duke nisur nga dita e neserme reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Nderkohe qe në jug reshjet e shiut do të jenë lokale me intensitet të ulët, ne alpe nuk do te mungoje bora.

Parashikimi nga Sherbimi Meteorologjik Ushtarak 
Menduat se përfundoi situata me reshje në vend?
Dita e mërkurë parashikohet sërish me vranësira deri të dendura.

Në pjesën qendrore dhe veriore, reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në jug reshjet e shiut do të jenë lokale me intensitet të ulët.

Prej mesditës reshjet përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e mesatar. Në alpe dhe verilindje në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – perëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 4ºC deri në 10ºC
zonat e ulëta 7ºC deri në 16ºC
zonat bregdetare 8ºC deri në 16ºC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura