Një 29-vjeçar shqiptar me inicialet K.E., është arrestuar bashke me një shtetas italian nga Kalabria, 24 vjeç, pasi u kapën me dy kg kokainë.
Dy të rinjtë po udhëtonin me një makinë tip “Ford C-Max”, kur u ndaluan nga Guardi di Finanza në Reggio Emilia.
Gjatë kontrollit rezultoi se të rinjtë kishin fshehur kokainë në hapësirën pas aparaturës që tregon kilometrazhin.
Kokaina ishte e paketuar dhe e veshur me adeziv. Përveç drogës, policia sekuestroi makinë, tre telefona dhe tre karta SIM.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al