Mendonit se ishit të sigurtë? Këto prezervativë mund të çahen dhe pasojat…i dini vetë. Vjen lëvizja surprizë

Jul 31, 2018 | 13:50
SHPËRNDAJE

Kompania britanike Durex ka tërhequr nga tregu disa pako me prezervativë pasi ekziston frika se ato mund të çahen gjatë përdorimit. Paketat “Real Feel” dhe “Latex Free” nuk arritën të kalonin testet e presionit të çarjes, njoftoi Durex, shkruan “Daily Mail” sot.

durex-1250x596

Të gjithë prezervativët janë prodhuar këtë vit dhe kanë dalë në shitje në Britaninë e Madhe, me një afat skadence nga Dhjetori 2020 deri në Shkurt 2021. Durex, një nga prodhuesit më të mëdhenj të prezervativëve në botë Mbretërinë e Bashkuar, i tërhoqi produktet më 30 korrik.

Kompania thotë se prezervativët e tërhequr nga tregu mund të shpërthejnë më kollaj se ato normalë dhe autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se kjo mund të çojë në një rrezik të shtatzënisë së padëshiruar ose sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Njerëzit janë paralajmëruar të mos përdorin prezervativët nëse mendojnë se mund të çahen dhe t’i kthejnë ato për rimbursim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura