“Mendoja të vetëvritesha çdo ditë”, Lady Gaga flet për problemet me shëndetin mendor që fama i ka shkaktuar

| 14:35
SHPËRNDAJE
 

Lady Gaga ka folur hapur për problemet me shëndetin mendor dhe për betejën me depresionin, pasi e ka pasur shumë të vështirë ta përballojë famën.

lady gaga flet për mendimet për vetëvrasjen (9)

Gaga promovoi albumin e ri, “Chromatica”, dhe tha se këngët ishin një pasqyrë e anës më të errët të jetës së saj, duke përfshirë edhe luftën me shëndetin mendor.

Kur u pyet se çfarë ishte “aq e errët” në atë kohë, ajo tha se “kishte hequr dorë plotësisht nga vetja”.

lady gaga flet për mendimet për vetëvrasjen (8)

Gaga vazhdoi: “Unë e urreja të qenit e famshme, e urreja të isha një yll, ndihesha e rraskapitur dhe e përdorur.

“Nuk është gjithmonë e lehtë t’i lejosh të tjerët të të shohin, nëse ke probleme mendore. Unë shfaqesha në publik, e dëmtoja veten, dhe thoja: ’Shikoni, preva veten’. Sepse nuk mendoja se dikush mund të më shihte, pasi shëndeti mendor, është i padukshëm ”.

lady gaga flet për mendimet për vetëvrasjen (11)

Gaga gjithashtu tha se mendonte për vetëvrasjen “çdo ditë”.

Ajo shtoi: “Unë nuk e kuptoja pse duhet të jetoja, përveç se duhet të isha atje për familjen time. Unë jetoja në shtëpi, ndërkohë njerëzit më kanë vëzhguar për dy vjet që të siguroheshin që isha mirë”.

lady gaga flet për mendimet për vetëvrasjen (4)

Por, fama i ka shkaktuar edhe gjendje paniku.

“Nëse jam në dyqan ushqimor dhe dikush më afrohet shumë dhe më vë një celular në fytyrë për të më bërë foto, thjesht përjetoj panik të plotë, dhimbje në të gjithë trupin. Është sikur të jem një objekt dhe jo një person”.

lady gaga flet për mendimet për vetëvrasjen (2)

Gaga tha se kishte lindur për të bërë muzikë dhe përkundër gjithë asaj që ka kaluar, iu desh të vazhdonte para.

Publikimi i albumit të ri ka qenë një përparim për Gaga-nm sepse ai e ka ndihmuar të gjejë “një mënyrë për të dashur veten përsëri”.

lady gaga flet për mendimet për vetëvrasjen (1)

Ajo tha: “Unë nuk e urrej Lady Gaga-n më”.

lady gaga flet për mendimet për vetëvrasjen (5)

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.