“Mendoja se mjekët bënë ndonjë gabim”- Aktorja tregon momentin kur mësoi se ishte me kancer të zorrëve: Nuk e harroj dot fytyrën e …

Feb 20, 2020 | 15:28
SHPËRNDAJE

Dame Julie Walters ka zbuluar se ishte diagnostikuar me kancer të zorrës në fazën e tretë.

Aktorja e famshme tha për BBC se fillimisht mendoi se mjekët kishin bërë ndonjë gabim.

Por pas kimioterapisë, aktorja arriti ta fitojë betejën me kancerin.

Ajo u shpreh se filmi i saj i ardhshëm “The Secret Garden” mund të jetë i fundit, megjithëse nuk është e sigurt nëse do dalë në pension.

Dame Julie u diagnostikua 18 muaj më parë me kancer të zorrëve të fazës së tretë, që do të thotë se kanceri ishte përhapur në nyjet limfatike afër dhe jo në pjesët e largëta të trupit.

69-vjeçarja fillimisht kishte simptoma të mostretjes së ushqimit dhe siklet. Por më vonë filloi të kishte dhimbje stomaku, urth dhe të vjella.

Pasi bëri skanerin zbuloi se ishte me kancer. Ajo ishte në sheshin e xhirimit për filmin The Secret Garden kur e telefonuan për ti dhënë lajmin.

“Unë po mendoja: Kjo është qesharake, ai duhet të ketë bërë ndonjë gabim. Nuk mund ta besoja këtë,”- tha Dame Julie.

Ajo kujton, ende në tronditje, në momentin kur i tha lajmin bashkëshortit të saj Grant Roffey.

“Nuk do ta harroj kurrë fytyrën e tij. Filluan ti rridhnin lot nga sytë,”– rrëfeu aktorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura