“Mendoj se ka ardhur momenti…”, modelja shqiptare së shpejti drejt altarit

Nov 15, 2019 | 13:17
SHPËRNDAJE

Ajo është modele e njohur dhe ndër më të pëlqyerat. Fjala është për Kristina Bakin. E ftuar në ‘Ftesë në 5’, ajo foli ndër të tjera edhe për ekseriencën e saj të re si aktore në filmin ‘Falco’ i cili do të transmetohet së shpejti në kinema.

Kjo për modelen ishte një ëndërr fëmijërie e cila u bë realitet. Kristina tha gjithashtu se kjo eksperience iu duk mjaft interesante, aq sa do të pranonte edhe ftesa të të luajtur në fila të tjerë.

24 vjeçarja foli gjithashtu edhe për jetën private duke treguar se është në një lidhje dhe dita kur do të shkojë drejt altarit nuk do të jetë e largët.

-“Nuk i mendoj të largëta, por kur të vijnë, i mirëpres të gjitha. Tani jam rritur, mendoj se ka ardhur momenti. Kam shumë dëshirë, por kur të bëhet mbarë.

-Duhet të martohem një herë, pastaj fëmijët”

-Po kur?

-Avash-avash, kur të vij herën tjetër, do e them edhe datën. Mendoj se jam rritur, nuk jam më e vogël”, u shpreh Kristina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura