“Mendoj se burri po më tradhëton”/ 31-vjeçarja: I kam gjetur prezervativët në…

Dec 2, 2021 | 18:42
SHPËRNDAJE

Një 31-vjeçare tregon se ajo i ka gjetur burrit të saj në çantën e punësm një pako më prezervativa. Ajo rrëfën për “Dear Deidre” në “ The Sun” se ka dyshime që ai po e tradhëton.

Herën e fundit që ishte në udhëtimin e tij të punës, 31-vjeçarja çuditet sesa në formë dukej ai, sikur të mos kishte qenë në një takim pune.

Ja çfarë rrëfen ajo:

“Ai normalisht kthehet i rraskapitur kur ka pirë ndodnjë gotë me kolegët e tij dhe i zbehtë nga qëndrimi i tepërt në një sallë konferencash pa ajër.

Dhe në vend  të stilolapsave të shumta dhe dhuratave, këtë herë ai kishte marrë me vete vetëm laptopin e tij. Në atë kohë mendova se çfarë paska ndodhur, por nuk u zgjata shumë në atë pjesë.

Disa ditë më vonë, më kishte mbaruar paracetamoli,shkova të kërkoja në çantën e tij të punës dhe atëherë pashë pakon. Jam mërzitur shumë. Ai është 35 vjeç dhe unë jam 31.

Gjërat midis nesh nuk kanë qënë dhe aq mirë kohëve të fundit. Unë linda fëmijën tonë të dytë tre muaj më parë dhe e kam pasur shumë të vështirë. Mamaja ime ka qenë një dhuratë nga perëndia, pasi më ka ndihmuar duke e çuar vogëlushin tim në parashkollor, ose duke u kujdesur që ta vendosë në gjumë.

Nuk kam qenë shumë aktive në marrëdhënien tonë, e di, por kurrë nuk kam menduar se ai do të më mashtronte. Jemi të martuar prej tre vitesh tashmë.

Na është ofruar zhvendosja në Spanjë, por nuk dua të shkoj, dhe kjo gjë që  na ka shkaktuar debate të shumta. Do të jetë shumë e vështirë  për ne, të mos njohim njeri dhe të jemi larg familjes.

Gjëja më e keqe është se udhëtimi i tij ishte në Spanjë, atje ku ndodhet zyra qendrore dhe nëse ne shkojmë atje, ai do të jetë akoma dhe më afër me këdo që ka bërë seks”.

DEIDRE THOTË: 

“Mos shkoni askund. Qëndroni në shtëpi dhe flisni me të.

Ti nuk ia ke kontrolluar çantën atij, por ishe duke kërkuar për një paracetamol, duhet t’i kërkosh një shpjegim

Ju e pranoni se nuk jëni aktivë në lidhjë me marrëdhëniet tuaja intime  por kjo nuk është arsye që ai t’ju tradhtojë.

Uluni me të dhe thuajini se i gjetët prezervativët dhe duhet të dini së përse ai do të donte ta vendostë në rrezik martesën tuaj.

Nëse e doni njëri-tjetrin, ju mund ta kaloni këtë, por do të duhet shumë punë dhe shumë falje. A jeni të gatshëm të provoni?

Mbështëtja që mund t’ju jap unë : Mashtrimin – A mund ta kapërceni dot? Unë do t’ju tregojë nga të filloni.

Ju jeni duke bërë supozime se ai ka një të dashur në spanjë, duhet të  përpiqeni të mbani një mendje të hapur.

Fluturimet nga Spanja për në Mbretërinë e Bashkuar janë të shpeshta dhe të përballueshme dhe një fillim i ri në një vend të ri mbase mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura