“Mendoj sa të keq jemi treguar ne si politikanë”-Kryemadhi takon të rinjtë e Fierit: Problem shpopullimi! Po vijon me ritme të larta

Oct 17, 2020 | 18:12
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në një takim me të rinjtë e LRI-së në Fieri ku u shpreh se ky qytet ka burime të pasura njerëzore, por problem kryesor mbetet shpopullimi i vendit nga rinia.
monika kryemadhi

Kryemadhi ka treguar edhe takimin me disa nga Mbrostari, ku deklaroi se kishte parë dhimbje në fytyrat e tyre, pasi fëmijët i ishin larguar në emigrim dhe atje punonin në sera.

“Në një moment çuditesh se sa besojnë të rinjtë dhe ndonjëherë mendoj se sa shumë të keq jemi treguar ne si politikanë. Se them dot për LSI, se ia hapi dyert të rinjve. Për hir të së vërtetës, Kejdi Mehmetaj, Floida, Brahimllari, janë ndodhur përballë sfidës dhe janë përballur. Një nga problematikat që ndjemë sot, ne ishim bashkë me Kejdin në Mbrostar, ku bëmë një takim me disa gra, ku në fytyrat e tyre shikoje dhimbje e vuajtje, ishte largimi i fëmijëve të tyre. Ata ishin larguar në emigracion prej 10 muajsh. Çdo dite e më shumë shpopullimi po vjen duke u bërë me ritme të larta. Kur pyesim se çfarë pune bëjnë atje, na thonë se punojnë në sera”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura