Mendohej 70 mln euro, por i kushtoi shumë më shtrenjtë. Juventusi publikon shifrat e marrëveshjes për Vlahoviç

Jan 28, 2022 | 20:37
SHPËRNDAJE

Juventusi ka vendosur t’i japë fund të gjithë aludimeve për shifrat e marrëveshjes për Dushan Vlahoviç. Klubi bardhezi, pak minuta pasi zyrtarizoi firmën me futbollistin serb, publikoi edhe shifrat zyrtare të transferimit të tij, që do të jetë më i kushtueshëm se sa mendohej fillimisht.

vlahovic

“Klubi i Futbollit Juventus komunikon se ka arritur akordin me ACF Fiorentina për blerjen përfundimtare të të drejtave të paraqitjeve sportive të futbollistit Dushan Vlahoviç kundrejt një pagese prej 70 milionë eurosh, të paguar në tre këste, ashtu si edhe kontributit të solidariteti të parashikuar nga rregullorja e FIFA-s dhe detyrime shtesë për një kompleksitet prej 11,6 milionë eurosh. Përveç kësaj, janë parashikuar bonuse deri në maksimumi 10 milionë euro, me arritjen e objektivave sportive. Juventusi ka nënshkruar me vetë lojtarin një kontratë deri më 30 qershor 2026”, shkruhej në njoftimin e Juventusit.

Kështu, një marrëveshje që mendohej se do t’i kushtonte Juventusit 70 milionë euro, tashmë kalon 90 milionë eurot dhe me rrogën e lojtarit të përfshirë, shuma fillon e bëhet e frikshme për një klub i cili në vitet e fundit ka regjistruar bilance të tmerrshme financiare dhe raportohet se është i mbytur në borxhe.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura