Mendjen te Champions-i, presidenti i Partizanit: Në Shqipëri s’kemi rivalë…

Sep 20, 2019 | 23:30
SHPËRNDAJE

Partizani në volejboll për femra ka zhvilluar një merkato të jashtëzakonshme duke afruar lojtare të rëndësishme si nga jashtë vendit ashtu edhe nga kampionati shqiptar. Kampionet në fuqi dhe njëkohësisht fitueset e Kupës së Shqipërisë kanë firmosur me sllovaken Romana Hudecova, turken Yeliz Basa, amerikanen Kaylee Manns dhe ruandezen Benita Mukadajisenga.

Partizani

Ndërkohë, nga kampionati shqiptar i janë bashkuar skuadrës Klonarda Nezaj, Fatbardha Picaku, Jola Gjermeni dhe Joana Kushi. Me largimin e trajnerit Roland Tarja, të kuqtë afruan si ndihmëstrajner, turkun Berkant Çakir dhe ditët e fundit zyrtarizuan edhe trajnerin e parë Nejat Sançak, sërish nga Turqia. Investime të shumta të bëra nga presidenti Rogert Huqi, i cili mendon më shumë për ndeshjen në Kupat e Europës dhe shprehet se Partizani i tij nuk njeh rivalë në garat kombëtare. Në një intervistë për RTSH, Huqi deklaroi:

“Ky Partizan është ndërtuar për Kupën e Kampioneve dhe jo për kampionatin shqiptar. Do të jenë shumë ndeshje të vështira. Synimet e Partizanit në kampionatin shqiptar dihen, ndërsa do të jetë përsëri fitimi i titullit kampion dhe i Kupës së Shqipërisë. Në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit do të shohim, megjithëse është fillimi, ndërsa do ta synojmë edhe këtë trofe. Besoj se në kampionatin shqiptar nuk do të kemi rivalë.

Huqi

Por, të shohim se çfarë do të bëjnë dhe ekipet kundërshtare”, thotë Huqi. Partizani do të luajë sot ndeshjen e parë të sezonit, ku në orën 16:00 do të ndeshet me Mirditën në gjysmëfinalen e Kupës së FSHV-së. Kujtojmë që ky kompeticion do të zhvillohet në Korçë. Ndërsa në Champions Ligë, Partizani do të debutojë më 8 tetor, ku do të përballet në Tiranë me Bimal-Jedinstvo Brcko, kampionen e Bosnje-Hercegovinës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura