“Menaxhimi i pandemisë, jo shumë efektiv”/ KLSH auditim në 3 institucione: Kapacitetet spitalore rajonale, të pamjaftueshme për trajtimin e rasteve me koronavirus. Ja rekomandimet

Oct 14, 2021 | 17:36
SHPËRNDAJE

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka tërhequr vëmendjen qeverisë për mënyrën si është bërë menaxhimi i situatës së pandemisë.

URGJENCA

Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Efektiviteti i menaxhimit të situatës pandemike Covid-19” në subjektet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Institutin e Shëndetit Publik.

Sipas KLSH, institucionet morën masat, por menaxhimi i COVID-19 në vendin tonë nxori në pah problematikat e shumta të sistemit shëndetësor, duke renditur si kryesorin kapacitetet spitalore rajonale të pamjaftueshme.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me institucionet e varësisë, mbështetur dhe në përvojat e mëparshme të menaxhimit të epidemive ndërmori masat për parandalimin dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Por menaxhimi i COVID-19 në vendin tonë nxori në pah problematikat e shumta të sistemit shëndetësor, si: kapacitete spitalore rajonale të pamjaftueshme për trajtimin e rasteve me COVID-19, funksionimin joeficient të qendrave shëndetësore të njësive të vendore të kujdesit shëndetësor, kapacitete profesionale të specialistëve të sëmundjeve infektive në kujdesin shëndetësor parësor shumë të kufizuar, fonde financiare të pamjaftueshme, mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale (MMP-ve), pamjaftueshmëri në  trajnimet e stafit mjekësor, pasiguri në vendin e punës, etj. Përballë një virusi të panjohur, shoqëruar me humbje jete të njerëzve, menaxhimi i situatës nga sistemi ynë shëndetësor, nuk ishte shumë efektiv. Politikat e ndjekura nga MSHMS dhe institucionet shëndetësore publike dhe jopublike nuk realizuan ofrimin e shërbimit shëndetësor si një e mirë publike, qëllim i ekzistencës dhe politikave të tyre, për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve.

Në kushtet kur Shqipëria sot, referuar standardeve evropiane, përballet me sfidën e mbulesës së kujdesit shëndetësor universal në shëndetësi, nevojitet që, politikat shtetërore të realizojnë parimet e një të mire publike në shërbim të rritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve drejt integrimit evropian.

Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar një masë propozime për ndryshime apo përmirësime në legjislacionin në fuqi dhe 16 masa organizative, me Vendimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 143, datë 30.09.2021”, thuhet në njoftimin e KLSH.

GJETJET DHE REKOMANDIMET

Gjetje 1: Nga auditimi u konstatua mungesa e një analize lidhur me politikat në nivel makro mbi menaxhimin e aspektit financiar të situatës pandemike, por operim rast pas rasti. Mungesë e një komiteti ekspertësh, i cili do të merrej me hartimin e politikave makroekonomike të cilat më pas të paraqesin input gjatë planifikimit të politikave qeveritare në kuadër të menaxhimit të pandemisë. Këto politika makroekonomike të propozuara duhet të shoqëroheshin edhe me analiza për të shpjeguar efektetet e tyre ndaj zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend dhe do të ndihmonin në dhënien e mendimeve për ligjet dhe aktet e tjera dhe dokumentet e propozuara nga Qeveria. Mungesë e analizës/ave mbi të cilën/at është hartuar plani financiar i përdorur për përballimin e pasojave të COVID-1987. Strategjive të rekuperimit të aspektit financiar, e cila të ishte zhvilluar përmes një procesi inkluziv dhe transparent dhe të përfshinte palët e interesuara përkatëse në secilën fazë. Mungesë e një plan masash për rimëkëmbien e ekonomisë post COVID–19. Deri tani nuk ka akoma ndonjë plan të plotë konkret apo qoftë edhe draft, disamujor apo disavjeçar për rimëkëmbjen ekonomike. (Më hollësisht trajtuar në pyetjen 4.2.1 faqe 59-69 të Raportit Përfundimtar të Auditimit)

Rekomandimi 1.1: Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrë masat në ngritjen e një komiteti ekspertësh, i cili të bëj hartimin e politikave makroekonomike, projeksioneve afatshkurtra dhe afatmesme në lidhje me treguesit kryesorë makroekonomik. Këto politika të jenë shoqëruar edhe me analiza për të shpjeguar efektetet e tyre ndaj zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend.

Dhjetor 2021

Rekomandimi 1.2: Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrë masat në hartimin e një plani veprimi ku të jenë identifikuar role të qarta dhe përgjegjësitë për secilin institucion dhe të përfshijë në një listë të gjitha aktet nënligjore të nevojshme që do të miratohen nga institucionet. Ngritjen e një mekanizmi për të monitoruar dhe raportuar mbi zbatimin e tij si dhe ngritjen e një komiteti ekspertësh të cilët duhet të luajnë një rol vendimtar në sigurimin e mbikëqyrjes. Gjithahstu, Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrë masat në hartimin e një plani orientimi për investimet në favor të zbritjes së efekteve negative të pandemisë.

Dhjetor 2021

Gjetje 2: Nga auditimi u konstatua mungesa e një analize konkrete mbi ndikimin e pandemisë në investimet publike dhe private nga pandemia, efektin që sjell në nivel makro kjo “prekje”, si dhe mungesa e një plan orientimi për këto investime në favor të zbritjes së efekteve negative të pandemisë. Duke qenë se ishte prezente mundësia që investimet private88 të binin për shkak të pasigurisë dhe kufizimeve të parave që masat e kontrollit ju shkaktuan bizneseve, që kompani të huaja të cilat do të investonin në vendin tonë ta shtynin për më vonë, apo që projekte të mëdha investimesh publike që pritej të realizoheshin, të mbeteshin pezull duhet të ishte kryer një analizë për të krijuar një pamje më konkrete dhe të qartë se sa investime qofshin private apo publike do të prekeshin dhe në çmasë, për të llogaritur më tej efektin makro të saj.

Rekomandimi 2.1: Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrë masat për përgatitjen dhe miratimin e një Strategjie gjithëpërfshirëse të rekuperimit të ekonomisë. Mbi bazën e kësaj strategjie të hartohet një plan konkret i rimëkëmjes, i cili duhet të bazohet në një vlerësim të rrezikut dhe të pasohet nga një plan veprimi për ndërtimin e ekonomisë më të konsoliduar se më parë. Dokumenti të lëvizë nga kuptimi tradicional dhe burokrat në një pasqyrë gjithëpërfshirës.

Dhjetor 2021

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura