“Menaxhimi i burimeve ujore ndërkufitare”, Mesi takim me Zv.kryeministrin e Malit të Zi

Sep 11, 2018 | 18:55
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku është pritur nga Ministrja për Administratën Publike Suzana Pribilović dhe Zëvendëskryeministri për Politikat Ekonomike dhe Sistemin Financiar, si dhe Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të Malit të Zi, Milutin Simović.

Gjatë takimit me Ministren për Administratën Publike  Suzana Pribilović është diskutuar kryesisht për nevojën e shkëmbimit të përvojave reciproke mes dy vendeve në fushën e administratës publike dhe asaj të shërbimeve publike.4c138db2-69d1-4998-8e35-d97a108ccf2c

Gjithashtu, fokus i bisedës ka qenë edhe bashkëpunimi rajonal, si dhe sfidat e përbashkëta të Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugëtimin evropian.

Pjesë e agjendës së Zëvendëskryeministres Mesi ishte edhe takimi me Milutin Simović, Zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Sistemin Financiar, si dhe Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të Malit të Zi.

Me homologun malazez, Mesi u ndal tek projektet me interes të ndërsjellë mes dy vendeve dhe më konkretisht, mbi negocimin e kushteve tregtare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe mbi veprimet konkrete që duhen ndërmarrë për liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive lidhur me menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare. Të dyja palët ndanë bindjen e plotë se rezultatet e para të kësaj marrëveshjeje do të pasojnë së shpejti.

2239e655-139b-425f-a1de-a7d0affade58 543640d2-f94d-47b4-aaf7-d3292c99120f

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura