Mema: Ndeshjen e vendosën episodet, objektivat ishin me ish-trajnerin

Oct 22, 2018 | 20:10
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar ndeshja midis Flamurtari dhe Tiranës me fitoren e vlonjatëve dhe trajneri Ardian Mema nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme te bardheblutë. Ndërsa pas ndeshjes për “Supersport”, trajneri Mema u shpreh:

bandicam 2018-10-22 20-05-10-035

Humbja e ndeshjes në këtë mënyrë?

Që në fillimet e mija që u prezantova te Tirana gjithë kohës kam menduar që do të punojë në aspektin psikologjik. Kjo skuadër nuk është e keqe. Është ekip i mirë. Ekipi u shpreh shumë mirën ë fushë, por na duhet pak kohë për të realizuar ato momentet që bëjmë në stërvitje. Sepse lojtarët kanë momente që bëjnë gabime. I falendereoj lojtarët sepse kanë dhënë maksimumin.

Mungesa e sulmuesit?

Duke qenë se kisha këto mungesa mendova të vendos Hasanin si sulmues i parë, por që do të lëvizte midis dy linjave dhe ai e realizoi me sukses. Ekipi kur luan mirë të jep garanci për të ardhmen.

Do luani me sulmues apo me formacionin që luajtët sot? Dalja e Grecës shumë para?

Nuk e di. Sepse duhet ta shikoj mirë, pjesën e Grecës. Kur ai dilte para kishte dhe mbështetje. Jam shumë i kënaqur sepse ne patëm raste të shumta për të shënuar. Edhe goli që bëri Flamurtari erdhi nga një gabim i joni. Dhe kur bën këto gabime kështu ndodh. Këtë ndeshje e vendosën episodet.

Shërbimet për Hasanin apo edhe Dajën?

Është e vërtetë por që në momente të caktuara duhet lexuar edhe loja. Këto janë instikte e lojtarëve se si veprojnë para portës. Gjithsesi kjo është hera e parë, ndërsa unë do ta analizoj komplet këtë ndeshje që të gjejmë se çfarë do të përmirësojmë.

A ju shqetëson fakti që edhe kur Tirana luan mirë e humb ndeshjen?

Hasanin e futa sepse ajo është zgjedhja ime dhe unë mbaj përgjegjësi. Në qoftë se do të jem tip preferenciali, nuk mund të jem kështu. Kisha zgjedh një mënyrë loje që kisha mbushur linjat e fushës me mesfushorë dhe me dy anësorë sulmonim portën. Unë jam përgjegjës për këtë ndeshje.

Ngoo a mund të aktivizohej më parë?

Unë nuk jam për të ndëshkuar njerëz. Jam për të punuar dhe disiplina në ekip është kryesore.

A është ekipi i duhur për të arritur objektivat?

Gjërat duhen parë hap pas hapi. Sepse ekipi ka nevojë për ngjitje. Por unë po them që në muajin janar klubi duhet të ndërhyjë dhe kam biseduar me presidentin për këtë gjë. Objektivi i parë është që Tirana të ngjitet. Pastaj duhet të shohim në një moment të dytë, pastaj objektivat nuk kanë qenë me mua, por me ish-trajnerin. Kam dëgjuar që çdo ekip do Kupat e Europës. Kështu duhet të shikojmë ndeshjet një nga një.

Skuadrat dhe lojtarët a janë të ndërgjegjshëm për atë që përfaqësojnë?

Nuk kam pas kohë të merrem me këtë pjesë,. Ua kam shpjeguar se si ka qenë ky klub ndër vite, por shumë pak se skam pasur dhe shumë kohë. Por e di shumë mirë që është e rëndësishme t’ua shpjegoj.

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura