Melo: Kampionati shqiptar është i fortë, barazimi më prishi festën e golit

Aug 20, 2018 | 12:30
SHPËRNDAJE

Braziliani i Kukësit, Uilliam Kordeiro Melo, është një nga blerjet më të goditura të nënkampionëve gjatë kësaj merkatoje. Melo shënoi golin e parë për verilindorët, por Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Laçit. Edhe pse shënoi, Melo është i kënaqur vetëm me golin, por jo me rezultatin. Ja si shprehet ai për “Panorama Sport”:

Melo

“Ishte ndeshja hapëse për kampionatin, të cilën e kishim përgatitur mirë. Kaluam të parët në avantazh, por për fat të keq nuk shkuam më shumë se një barazim. Jam i kënaqur me golin që shënova, por nuk jam i kënaqur me barazimin. Ndeshjen tjetër do kërkojmë të bëjmë maksimumin, do përgatitemi shumë mirë gjatë javës për të bërë më të mirën”.

melo

Kampionatin shqiptar braziliani e konsideron të fortë dhe të vështirë. “Është kampionat i fortë, që bëjnë lojë fizike, por nuk kam probleme me përshtatjen. Do të jap më të mirën time në çdo ndeshje për Kukësin”, përfundon braziliani Melo pas golit të parë me kuksianët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura