Meleku u martua me biznesmenin e njohur turk, Sarpi habit me veprimin

Oct 13, 2018 | 23:44
SHPËRNDAJE

sarpPak ditë më parë aktorja shumë e dashur për publikun e që u bë e njohur nga seriali “I infiltruari” me rolin e Melekut, Bensu Soral i dha fund beqarisë.

Aktorja u martua me biznesmenin Hakan Bas me një dasmë madhështore për të cilën folën të gjitha mediat.

melku1Jo vetëm sepse ishte dasma e Bensus, por sepse në të ishin të ftuar shumë VIP-a. Ndërkohë kolegu i aktores, Çagatay Ulusoy i cili luante rolin e Sarpit në serial, nuk i ka shkuar në dasmë.

Nuk dihet ende arsyeja e mungesës së aktorit në dasmën e Bensu Soralit megjithatë thashethemet nuk kanë munguar pasi po përflitet se shkak ka qenë xhelozia e partnerit të aktores./xing

melek

melku3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura