Melanoma, fushata e Spitalit Hygeia që bëri bashkë qindra qytetarë të zakonshëm

May 26, 2018 | 10:14
SHPËRNDAJE

Kur fushatat nuk kanë për qëllim mbledhjen e fondeve por atë të rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës ndaj sëmundjeve të caktuara, rezultatet nuk kanë se si të mos jenë  konkrete dhe të arrira.

Foto 3

Inisiativa impresionuese e ndërrmarë së fundmi nga Spitali Hygeia, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të lëkurës dhe Melanomës, bëri bashkë me qindra qytetarë të zakonshëm të cilët u diagnostikuan dhe u informuan nga mjekët dermatologë & venerologë të këtij spitali.Foto 2

Synimi dhe mesazhi ishte vetëm një: “Kontrollo nishanet, parandalo Melanomën”.

Depistimi i kancerit të lëkurës, i cili rezuton të ketë një përhapje jo të vogël sidomos kohët e fundit, u shtri sidomos në punonjës që rrinë më orë të gjata në terren dhe jo vetëm. Spitali Hygeia shërndau edhe 5.000 kupona Falas për kontrollin e nishaneve, të ofruara në bashkëpunim me Hipermarketin “Spar Albania”, duke vijuar më pas me një bashkëpunim me Bashkinë  Tiranë, ku mjekët e spitalit Hygeia u zhvendosën për kontroll të nishaneve në ambjentet e dy prej ndërmarjeve shumë aktive të këtij institucioni, në atë të Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës dhe Drejtorinë Nr.2 të “Mirëmbajtjes së rrugëve-sinjalistikës dhe ndriçimit”, si dy prej sektorëve ku punonjësit punojnë gjatë në terren dhe janë më të ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, faktorë këto të konsideruar ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e Kancerit të Lëkurës & Melanomës, që është edhe kanceri më agresiv i lëkurës. Paralelisht,  Qendra Anassa në spitalin Hygeia, gjatë këtij muaji, mbajti dyert hapur për një javë duke ofruar kontrolle të nishaneve duke ju dhënë mundësi shumë individëve të kontrollohen falas.

Foto 1

Nëpërmjet aparaturës FotoFinder, aparaturë lider në treg për kontrollin e nishaneve dhe që disponohet nga Spitali Hygeia, nga më shumë se 500 raste të ekzaminuara rezultuan rreth  6 raste të diagnostikuar me Melanonomë, 3 raste suspekt Melanomë, ndërsa 35 raste të tjerë u diagnostikuan me kancer të lëkurës jo melanocitik.

Mjekja Sidita Boriçi, dermatologe – venerologe në Spitalin Hygeia, thotë se “30 përqind e melanomave malinje shfaqen nga një nishan ekzistues, ndërsa pjesa më e madhe, pra 70% vijnë nga nishanet e reja ”.

Individët me prezencë nishanesh, sipas dermatologëve, ndodh që të shqetësohen më shumë për nishanet dermal që janë të ngritur në lëkurë, ndërkohë që rreziku qëndron te nishanet e sheshtë dhe kryesisht ata që me kohën ndryshojnë formë, ngjyrë dhe përmasa. Nga fushata që Spitali Hygeia organizoi u konstatua se shumica e qytetarëve nuk kishin njohuritë e duhura për nishanet dhe nuk kishin kryer ndonjëherë kontroll të nishaneve.  Në mjaft raste ata ishin të mbërthyer nga mendimi “tabu” se nishanet nuk preken dhe nuk kontrollohen.

Kanceri i lëkurës dhe sidomos Melanoma, mund të çojnë deri në humbje të jetës nëse nuk kapen në kohë. Ndër shkaqet kryesorë që ҫojnë në shfaqjen e këtij lloj kanceri janë ekspozimi në diell, numri i madh i nishaneve në trup  dhe  predispozita genetike familjare.

Mjekët apeluan për kontroll të nishaneve 1 herë në 6 muaj, sidomos nëse vini re ndryshime të nishaneve në ngjyrë, formë dhe përmasa, si dhe përdorim të kremit mbrojtës ndaj diellit  dhe evitim të nxirrjes me aparatura solari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura