Melania Trump falënderon vajzën e Bill Clinton, ja për çfarë bëhet fjalë

Aug 23, 2017 | 14:26
SHPËRNDAJE

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, falënderoi vajzën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, për mbështetjen që i ka dhënë djalit të saj.

image_1503489961-6597431-1

Chelsea Clinton, në një postim në Twitter, ka mbështetur Barron Trumpin, 11 vjeç, i cili është kritikuar nga mediat për veshjen e tij.

Të hënën, gazeta amerikane Daily Caller ka shkruar se “është koha që Barron Trump të nisë të vishet ashtu siç i takon në Shtëpinë e Bardhë”, raporton Monitor.

Zonja Clinton, e cila ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë kur babai i saj ka qenë president në vitet ’90, ka shkruar: “Është koha për mediat dhe secilin që ta lënë Barron Trumpin të qetë dhe t’i lejojnë të ketë fëmijërinë private që e meriton”.

“Faleminderiit Chelsea Clinton – është e rëndësishme mbështetja për të gjithë fëmijët tanë që të jenë vetëvetja”, është përgjigjur zonja Trump në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura