Melania kundër politikës së Donald Trump për emigrantët: Urrej kur…

Jun 18, 2018 | 8:20
SHPËRNDAJE

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka shprehur shqetësimin e saj për politikën e migrimit që ndan familjet që ilegalisht hyjnë në SHBA.

melania

Zëdhënësja e saj ka thënë per mediat e huaja se zonja Trump “urren kur sheh fëmijë të ndarë nga familjet e tyre” dhe dëshiron të shohë “reforma të suksesshme të imigrimit”, .

Reagimi erdhi ndërsa qindra protestues u mblodhën jashtë ndertesave në Teksas dhe New Jersey duke protestuar per ndarjen e rinjve emigrantë nga familjet e tyre dhe nderkohe qe presidenti Trump eshte deklaruar per politikën “zero-tolerancë” për migrimin.

Për këtë çështje ka folur edhe ish-Zonja e Parë amerikane, Laura Bush, duke e cilësuar politikën në fjalë si të “pamoralshme”.

Në periudhën e fundit gjashtë-javore është raportuar për rreth 2,000 ndarje të familjeve për shkak të kalimit ilegal të kufirit.

Të rriturit që tentojnë të kalojnë kufirin, shumica prej të cilëve planifikojnë të kërkojnë azil, janë duke u përballur me vepra penale për hyrje ilegale në shtet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura