MekLish: Nuk justifikohem me mungesat, Grezda paraqet rrezik për ne

Nov 16, 2018 | 22:43
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme në konferencë për shtyp para mediave ka qenë edhe presidenti i Skocisë, Aleks MekLish i cili ka folur në lidhje me ndeshjen e nesërme përballë Shqipërisë. Duket se trajneri kundërshtar është i shqetësuar për mungesat e shumta që do të ketë nesër.

439305_TS_16-11-18_8112315055_Me

“E di që kam shumë mungesa në ekip, por ne jemi përgatitur gjatë të gjithë javës me ekipin. Lojtarët që kam më vetë janë përgatitur për të marrë rezultatin që na duhet. Ne kemi bërë ndeshje të mira këto kohë. Janë detajet që na mungojnë. Kemi luajtur me ekipe që nuk i njohim, por jam i vetëdijshëm që mungesat janë problem për ne. Nuk do të ketë ndryshime në sistemin e lojës. Jam i bindur që me ekipin që kam jam i vetëdijshëm që mund të arrijmë një rezultat pozitiv. Nuk besoj se është rasti që lojtarët të cilët janë të dëmtuar të mund të luajnë. Duhet të respektojmë vendimin e mjekëve. Morali është mjaft i lartë në ekip. Jemi stërvitur mirë që në momentin që kemi arritur në Shqipëri” – tha për ndeshjen MekLish.

Ndërsa teksa bën një analizë të shkurtër për Shqipërinë ai nxjerr në pah rrezikun kryesor që për të është Eros Grezda.

Ndërsa me Shqipërinë do të jetë një ndeshje e fortë. Grezda po përmirësohet shumë, por duhet të gjejë formën, sidomos në ligën skoceze ku luhet një futboll shumë i shpejtë. Kam vënë re se ai po përshtatet shumë dhe do të jetë rrezik për ne. Nuk mund të parashikoj rezultatin. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe të synojmë për një fitore ndaj Shqipërisë. Por edhe barazimi nuk do të ishte rezultat i keq për ne”- ka përfunduar ai.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura