“Mekanizmi që duhet vënë në lëvizje për një skenar të rrezikshëm”- Tritan Shehu jep 5 propozime për të përballuar krizën

Mar 24, 2020 | 17:05
SHPËRNDAJE

Mjeku Tritan Shehu thotë se distancimi social megjithëse i domosdoshëm nuk është i vetmi për të përballuar situatën nga koronavirusi.

tritan-shehu-768x490

Ai propozon decentralizimin e operatorëve të mjekimit, duke shtuar se duhet të kryhen teste të gjera dhe të shpejta. Gjithashtu, Shehu kërkon aktivizimin urgjent të klinikave të dedikuara dhe qendrave të terapisë intensive edhe në periferi.

Shehu thotë gjithashtu se laboratorët janë në krizë, “ato të kujdesit parësor prej efekteve të Check up, ato të spitaleve në “pritshmeri” për atë PPP, përfshi edhe Tiranën”.

Reagimi i plotë:

Distancimi social i domosdoshem, por jo i vetem!

“Decentralizim, decentralizim” te operatoreve e mjekimit me masivizim te depistimit duhet te jete motoja sot (ne fakt eshte kerkuar me pare), per te vene ne levizje te gjitha mekanizmat ndaj nje skenari te rrezikshem:

1.Test, test, test, me fillimin e testimeve horizontale te popullesise, direkte apo te imunokromatografise, realizimin keshtu edhe te testeve te shpejta, te thjeshta, e kosto te ulet me nje rrjet laboratorik ne nivel vendi.

2.Kete kerkim horizontal e realizojne epidemiologet, te cilet aktualisht jane pothuajse ne stand by, se bashku me mjeket e familjes e kujdesin paresor, qe akoma eshte larg roleve.

3.Aktivizimi urgjent i klinikave te dedikuara dhe qendrave te terapise intensive edhe ne periferi, duke shfrytëzuar kapacitetet e limituara te personelit të kualifikuar dhe trajnuar mjekët e infermierët për rol ndihmues.

4.Sigurimin sa me shpejt me mijëra te disa pajisjeve te thjeshta, qe mund te perdoren kudo, si aparate per fluks oksigjeni me burimet, mates te SaO2 etj.

5.Laboratorët janë në krizë, ato të kujdesit parësor prej efekteve të Check up, ato të spitaleve në “pritshmeri” për atë PPP, përfshi edhe Tiranën. Kjo kerkon nderhyrje per te permiresuar kudo ate qe mundet tashme, pa harruar imazherine.

6.Masat e plota e afat gjate per mbrojtjen e personelit, qe prej kujdesit paresor e deri te i specializuari sipas rrezikut. Mjekeve te sherbimeve direkte tu sigurohen kushte jetese jashte ambjenteve te familjes.

Infektimi i shpeshte e tyre, deri tek Dr.Brataj sot, eshte nje sinjal alarmi. I uroj atij dhe te tjereve sherim te shpejte, jane shume te cmuar!

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura